Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Mjeku kirurg infektohet me koronavirus, tregon gjendjen e tij: Ju kërkoj ndjesë me përulje atyre që...

Mjeku kirurg infektohet me koronavirus, tregon gjendjen e tij: Ju kërkoj

Është infektuar me koronavirus një tjetër mjek shqiptar. Bëhet fjalë për mjekun kirurg në Spitalin e Fierit, Gjergj Kaci, i cili në një mesazh në ‘Facebook’ tregon dhe për gjendjen e tij shëndetësore.

Mjeku tregon se ka shenja klinike prej 6-7 ditësh, por momentalisht është në gjendje të stabilizuar.

Teksa falënderon të gjithë ata që i kanë qëndruar afër në këto ditë të vështira, mjeku Kaci iu kërkon ndjesë me përulje të gjithë atyre, që sipas tij, mund t’iu ketë krijuar stres nga kontakti me të ditët e para.

Mesazhi i mjekut:

Te dashur miq! Sapo u njoftova nga institucionet shendetesore te shendetit publik te Fierit, se rezultoj pozitiv ne testin e Coronavirusit SARS/Cov-19. Shenjat klinike i kam prej gjashte-shtate ditesh. Ekzaminimin e tamponit e kam kryer para tre ditesh. Gjendjen shendetesore, momentalisht e kam te stabilizuar, me veshtiresi te lehte deri lehtesisht te moderuar, vecanerisht ne oret e darkes.

Dua te falenderoj jashte mase nga zemra, ata kolege e dashamires, qe me kane qendruar afer, qe ne fillimet e kesaj historie, e cila besohet te kete filluar gjate periudhes se pushimeve te mia. Kerkoj ndjese me perulje ndaj te gjitheve, te cilet me pa dashje, mund t’i kem krijuar stres nga kontakti me te ditet e para! Shume…shume FALJE!!!…

Do te doja te falenderoja pa mase, te gjithe qe me keshillat e fjalet e mira, me kane mbeshtetur dhe kurajuar. Nje falenderim te vecante per nje koleg, te cilin do ta permend nje moment tjeter me emer, per keshillat e vazhdueshme mjekesore dhe mbeshtetjen e jashtezakonshme qe me ka ofruar! Zoti qofte me te gjithe, te na i beje te lehte ne te semureve dhe te ruaje cilindo prane nesh e ne gjithe boten!

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore