Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Mjeku Kalo: E kaluam fazën kritike të Covid, por kujdes se këto muaj po shfaqen këto infeksione shqetësuese

Mjeku Kalo: E kaluam fazën kritike të Covid, por kujdes se këto

Mjeku i njohur nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale shkruan se Shqipëria e ka kaluar fazën kritike të Covid.

“Ne krenarisht mundet të pohojmë se e “KEMI KALUAR FAZËN KRITIKE TË KËSAJ PANDEMIE”, dhe do të kemi edhe më shumë mundësi tash e prapa të shtojmë përpjekjet, që të RIGJALLËROHEMI sa më shpejt të jetë e mundshme në aspektin psikologjik, social dhe ekonomik të vendit”, shkruan doktor Kalo.

Ai bën po ashtu thirrje për kujdes pasi vera shoqërohet me viroza dhe dhjetëra infeksione të natyrës virale, të cilat mund të ngatërrohen me koronavirusin.

Postimi i plotë

Kohë kovidiane....6.06.2021.....VETNDËRGJEGJËSIMI i bashkëqytetarëve tanë, kuptimi dhe zbatimi aq sa ishte e mundur i triadës së masave dobiprurëse ndër shekuj në rast epidemish  MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim fizik).

Puna, Përkushtimi dhe Profesionalizmi i Mantelbardhëve dhe i të gjithë stafit tjetër mjekësor në Shëndetësinë Publike dhe jo vetëm, puna vetëmohuese e stafit të VAKSINATOREVE dhe përshpejtimi i procesit të VAKSINIMIT të popullatës, PËRMIRSIMI PROGRESIV përgjatë këtyre muajve i strukturave pritëse dhe ofruese të përkujdesit mjekësor parësor, dytësor dhe terciar.

Puna e madhe Edukuese dhe informuese e Arsimtareve tona, bëri që pas 18 muajsh të deklarimit të rasteve të para të të sëmurëve me Sars-Cov2/Covid-19 në Wuhan-in e largët  e më pas përhapjen e kësaj “flame në mbarë botën”, ne KRENARISHT mundet të pohojmë se e “KEMI KALUAR FAZËN KRITIKE TË KËSAJ PANDEMIJE”, dhe do të kemi edhe më shumë mundësi tash e prapa të shtojmë përpjekjet, që të RIGJALLËROHEMI sa më shpejt të jetë e mundshme në aspektin psikologjik, social dhe ekonomik të vendit.....

A E KEMI FITUAR PËRFUNDIMISHT KËTË BETEJË?....JO dhe KEMI ENDE UDHË për të bërë, POR tashmë një udhë mjaft më të shkurtër në kohë e më pak të mundimshme, si dhe më shumë pak pasoja se këto 18 muaj, që do të mbeten shumë-shumë gjatë të ngulitura në kujtesën tonë....

PËRKUJDESJA ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh kudo dhe në çdo rrethanë. Nuk duhet nënvlerësuar sepse VERA bashkëshoqërohet me dhjetëra e dhjetëra infeksione të natyrës virale, bakteriale, parazitare dhe mykotike, të cilat mundet në çdo kohë të na e prishin komfortin e kënaqësinë e jetesës në muajt më të bukur të vitit, si dhe të konfondohen me format e ndryshme klinike të shfaqjes së infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19....

Konsumoni sa më higjenikisht shëndetshëm gjithçka që puna e palodhur e fermerëve tanë na ofron në tryezat tona....Infeksionet gastro-intestinale, toksiko-infeksionet ushqimore, infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, infeksionet e lëkurës, të syve, etj. janë jo pak shqetësuese në këtë stinë të vitit....VERË sa më të djelltë dhe sa më të ngrohtë shpirtërisht, ju uroj të gjithë kolegëve, miqve, të afërmve dhe bashkëkombasve të mi....Muaj më të relaksuar për mjekët, infermierët, sanitaret, imazheristët, farmacistët, administratoret, koordinatoret, barrelmbajtësit, shoferët, punonjësit e rendit e të gjithë ata/ato të cilët kontribuuan dhe vijojnë të kontribuojnë në vijën e parë, në vijën e zjarrit të betejës me “armikun e padukshëm”.

Ishim, jemi dhe kurdoherë do të na keni të gatshëm si EKIP në Spitalin Covid-1/Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT, për të vijuar pjesën e mbetur të betejës me Infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19....JU duam ndaj dhe JU kurdoherë ruani mirëbesimin dhe mirëkuptimin në Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë....Ndjej pezmatim për parashikimet e pabukta të disa GJILLOLLOGËVE, për mbylljen e kësaj pandemie në Qershorin apo Shtatorin e 2020, por ata “pako gjë kanë gabuar”.....Edhe njëherë të dielë sa më të djelltë!!!.... Together forever!!!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore