
Mjeku Ilir Alimehmeti publikon të dhënat e studimit: Lajm shumë i mirë mbi vaksinat
Vaksinat e koronavirusit të prodhuara nga Moderna dhe Pfizer-BioNTech kanë dhënë rezultate shumë efikase në parandalimin e infeksioneve të covid-19, simptomatike dhe asimptomatike në të gjithë botën.
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, teksa ka publikuar detaje nga studimi, e quan një lajm shumë të mirë.
Sipas studimit, në vaksinimin me dy doza, Pfizer dhe Moderna parandalojnë 90% të infeksioneve. Ndërsa një dozë e vetme parandalon 80%.
Mesazhi i mjekut
Lajm shumë i mirë mbi vaksinat miqtë e mi! CDC sapo publikoi për herë të parë rezultatet e fazës së katërt klinike mbi vaksinat Pfizer dhe Moderna! Në detaj ata studiuan:
3.950 individë (kryesisht personel shëndetësor),
13 javë nën studim (14 dhjetor 2020 – 13 mars 2021).
477 individë (12.1%) kishin marrë vetëm një dozë vaksinë mARN.
2.470 individë (62.8%) kishin marrë të dyja dozat e vaksinës.
1.003 individë (25.1%) nuk ishin vaksinuar.
Rezultatet:
14 ditë pas dozës së parë: efektiviteti = 80%
14 ditë nga dozës së dytë: efektiviteti = 90%
Si përfundim, rezultatet e para të një prove të katërt klinike tregojnë se:
Vaksinat e autorizuara me mARN (Pfizer dhe Moderna) janë efektive për parandalimin e infektimit nga SARS-CoV-2 në kondita të jetës reale.
Vaksinimi kundër COVID-19 rekomandohet për të gjithë personat që plotësojnë kriteret (ndryshon sipas shteteve në SHBA).
Mbështetet rekomandimi i CDC-së për t’u vaksinuar me 2 doza të plota vaksine


A prishet agjërimi nëse merr vaksinën anti-Covid? Flasin mjekët myslimanë
Historia e plotë >



EMA rishikon vaksinën e Johnson&Johnson pas 4 rasteve për mpiksjen e gjakut
Historia e plotë >


Divani i Erdoganit trondit Parlamentin Europian
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Sondazhi në SHQIP/ A duhet të mbajnë përgjegjësi penale kontrollorët ajr...
Historia e plotë >
Basha rikthehet te “vija e kuqe”, mban premtimin e ri për Teatrin Kombët...
Historia e plotë >
“Ja sa gjyshe e gjyshër janë sot më të mbrojtur”, Manastirliu: Brenda muajit maj, 500 mijë të vaksinuar

A prishet agjërimi nëse merr vaksinën anti-Covid? Flasin mjekët myslimanë

Keni kaluar COVID-in dhe keni ende simptoma? Mjeku Skënder Brataj tregon si duhet të veproni
Zgjedhje 2021



Basha rikthehet te Teatri Kombëtar, Budina i dorëzon maketin e ish-godinës
Historia e plotë >
