Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Mjeku i njohur hap alarmin: Po infektohen moshat e reja, një 33-vjeçar pa sëmundje ndërroi jetë

Mjeku i njohur hap alarmin: Po infektohen moshat e reja, një

Mjeku Artur Atija ka folur sot në News24 për situatën e rënduar nga Covid kohët e fundit. Mjeku nënvizoi se shtrimet në spitale ndryshojnë nga ora në orë, ndërsa në Spitalin Infektiv, në QSUT, ku dhe ai punon, aktualisht janë 170 të shtruar, 5 pacientë të intubuar dhe 13 në terapi intensive.

Mjeku tha se ka një ulje të moshës së personave të infektuar, ku fatkeqësisht këta persona po manifestojnë simpotma agresive. Ai tha se i riu i fundit që ishte në intubmim, ishte një 33-vjeçar, i cili ndërroi jetë para dy ditësh.

"Situata aty  është ajo që paraqitet nga komunikatat e Ministrisë së Shëndetësisë. Është situatë e ngarkuar, është bërë publike ndërkohë. Vazhdon të luftohet me jetën, për çdo pacient dhe çdo person që trajtohet aty.

Tek ne janë 170 pacientë, por sigurisht ky numër varion me orë, apo me ditë, në atë që ne përpiqemi të koordinohemi me spitalet e tjera COVID. Është atashuar COVID 3 dhe 4.

Kufiri i moshës ka qenë i ulur në muajt e mëparshëm. Tani po vihet re jo vetëm ulja e moshës, por agravimi i gjendjes së personave më të rinj.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore