Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Mjekja u bën thirrje qytetarëve: Mund të mposhtim virusin që ka gjunjëzuar botën vetëm duke... (VIDEO)

Mjekja u bën thirrje qytetarëve: Mund të mposhtim virusin që

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot në llogarinë e saj në “Facebook” mesazhin e mjekes, Esi Duka, e cila u bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat e Covid-19.

Në video-mesazhin e publikuar nga Manastirliu, Duka shprehet se qytetarët duhet të respektojnë distancën, higjienën personale dhe duhet të mbajnë maska. Sipas saj, vetëm kështu mund të mposhtm virusin që ka gjunjëzuar gjithë botën.

“Ajo që dua t’u them unë qytetarëve është respektimi i tre masave kryesore: mbajtja e maskës, mbajtja e distancës 2 metra nga njëri-tjetri dhe ruajtja e higjienës personale. Duke zbatuar me rigorozitet këto tre mesa, ne shpresojmë t’ia dalim përballë këtij virusi që po gjunjëzon gjithë botën”, deklaron mjekja.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e shoqëroi videon me shkrimin:

“Dëgjoni mesazhin e Dr. Esi Duka e cila u bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat e vendosura dhe të gjithë së bashku t’ia dalim kundër këtij virusi që po gjunjëzon mbarë botën ? #RespektoRregullat↔??? Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e koronavirusit?? ?#COVID19?”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore