Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Mjekja u bën thirrje prindërve: Para se të nis viti i ri shkollor, vaksinoni fëmijët

Mjekja u bën thirrje prindërve: Para se të nis viti i ri

Teksa pritet që të nisë viti i ri shkollor, të gjithë prindërit e fëmijëve që do të regjistrohen në çerdhe, kopshte apo edhe në klasën e parë, do duhet që të dorëzojnë dokumentin që verifikon se të vegjlit e tyre janë vaksinuar për gripin.

Gjatë ditës së sotme, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë një inspektim në qendrën shëndetësore në Kombinat. Përfaqësuesja e kësaj qendre, përsëriti edhe njëherë thirrjen ndaj prindërve për përfundimin e kësaj procedure.

“Me vazhdimin e vitit të ri shkollor është i rëndësishëm dokumentimi i vaksinimit. Në të gjithë institucionet arsimore prindërit duhet të dërgojnë një vërtetim që tregon kryerjen e kalendarit sipas dozave përkatëse dhe moshës përkatëse. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë për të siguruar shëndetin dhe fëmijëve dhe për të qenë në rregull me institucionet arsimore”, u shpreh ajo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore