Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Mjekimi me kortizon, mjekët e familjes ngurojnë ta përdorin

Mjekimi me kortizon, mjekët e familjes ngurojnë ta përdorin

Ndryshe nga çfarë sugjerojnë studimet mbi vlerat e kortizonit si medikament që duhet t’i bashkëngjitet skemës së mjekimit tek pacientët e infektuar nga Covid, jo të gjithë mjekët e familjes e përfshijnë atë në listën e medikamenteve që duhet të marrë i sëmuri.

Por nëse ai do të përdorej si duhet, e sigurt është që vdekjet si pasojë e intubimit do të ishin më të pakta.

Rasti më i fundit është ai i këngëtares myzeqare Rianiti Pupi 52 vjeç, e cila sipas burimeve konfidenciale nga "Shqip" u mjekua në ditët e para vetëm me antibiotikun Azitromicine dhe Vitaminoterapinë.

Burimet i thanë "Shqip" se mjekja e familjes që ndoqi pacienten kishte sugjeruar azitromicinen për të ulur temperaturën e gjendja e pacientes u stabilizua për dy ditë, por më pas ajo u përkeqësua duke iu drejtuar spitalit për ndihmë.

"Një nga arsyet është frika e përkeqësimit të gjendjes dhe ndroja për të përdorur kortizonin dhe të tjerë medikamente ndryshe nga çfarë sugjerohet rëndom. Ajo çfarë po vërehet është një mjekim i keq nga mjeku i familjes që vjen ose si pasojë e padijes dhe mungesës së informacionit me të rejat shkencore, ose nga mungesa e kurajos për të eksperimentuar me kura mjekimi që në vende si Italia kanë rezultuar efikase", thonë burimet për "Shqip".

Por çfarë duhet të bëjnë autoritetet përgjegjëse?

Në Shqipëri, situata e pandemisë po menaxhohet nga Komiteti teknik i Ekspertëve, i cili harton udhëzimet përkatëse ndërkohë që rekomandohet kapja e hershme e infeksionit të Covid-19 dhe trajtimi sa më shpejt i tij nga mjeku i familjes.

Por ky i fundit ka nevojë për trajnime dhe njohuri për të rejat më të fundit nga shkenca mjekësore. I takon ministrisë së Shëndetësisë të organizojë përmes platformës online konferenca e trajnime me mjekët e familjes pasi rastet e përcjella prej tyre në spital, në pjesën më të madhe kanë rezultuar të mjekuar keq pasi është ndërhyrë vonë me mjekimin e duhur.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore