Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Mjekët, thirrje qeverisë: Mbyllni 1 muaj shkollat, lokalet dhe urbanët, mos mendoni për zgjedhjet

Mjekët, thirrje qeverisë: Mbyllni 1 muaj shkollat, lokalet dhe

Shqipëria është në situatën më kritike nga pandemia e Covid-19. Përhapja e koronavirusit dhe humbjet e jetëve janë në nivele alarmante. Mjekët i bëjnë thirrje qeverisë të marrë masa urgjente duke mbyllur shkollat, lokalet dhe transportin publik.

Kërkesa e specialistëve nga spitalet shtetërore bëhet jashtë kamerës por kolegët e tyre në sistemin privat nuk ngurojnë ta thonë dhe publikisht.

Një mjeke në sistemin privat e cilëson të paprecedentë vendimin e Komitetit Teknik për të mos ndryshuar masat. Kirurgia Lida Shosha thekson nevojën për mbylljen e disa shërvbimeve dhe fundjavat karantinë. Sipas saj spitalet janë tejmbushur ndërsa mjekët janë të lodhur dhe të mbingarkuar.

Për infeksionistin Arben Pilaca, politika nuk duhet të mendojë për zgjedhjet në prill por për jetën e qytetarëve në këtë periudhë të vështirë.

“Mbyllja duhet pa humbur kohë. E restoranteve, e kafeve, e transportit publik. Por dua të bëj një sqarim të vogël këtu, nuk bëhet fjalë për shkolla vetëm në ambiente shkollore, ju kuptoni transporti që çohet fëmijët nëpër shkolla…Epidemiologë të famshëm këtë kanë parë, transportin për në shkollë sesa shkollën”.

Vendi sipas mjekut infeksionist po kalon situatën më të vështirë që nga fillimi i pandemisë dhe nëse nuk ndërhyhet me të tjera shtrëngime shumë shpejt  spitalet do të vendosen në vështirësi.

“Besoj që do na vënë në pozicione të vështira. Do vijë një moment si teoria e gotës që është e mbyllur dhe do të derdhet. Ndoshta është vonë por asnjë herë nuk është vonë që të ndërhymë me masa. Besoj që pranvera dhe klima shqiptare do të na ndihmojë që të na ndihmojnë që të shkojmë sa më butë drejt menaxhimit të situatës.”

Komiteti Teknik vendosi të mos ashpërsojë masat duke lënë në fuqi kufizimet ekzistuese. Ekspertët deklaruan se ka një tendencë në rënie të infektimeve por shifrat zyrtare dhe humbjet e jetës po shënojnë çdo ditë rekorde të reja.

Deri tani kanë humbur jetën mbi 1700 qytetarë të moshave të ndryshme, ndërsa të infektuar rezultojnë mbi 100 mijë persona në të gjithë vendin./A2

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore