Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Mjekët refuzojnë vaksinën me detyrim dhe dorëhiqen në masë / Mbyllet materniteti në Nju Jork

Mjekët refuzojnë vaksinën me detyrim dhe dorëhiqen në

Një maternitet në Nju Jork do të mbyllet duke filluar nga java e ardhshme pas dorëheqjes masive të stafit të mjekëve dhe infermierëve për shkak të vendosjes me detyrim të vaksinimit kundër Covid.

Drejtori i Sistemit Shëndetësor të Qarkut Lewis, Jerry Cayer njoftoi gjatë një konference për shtyp se spitali është përballur me një numër të madh të dorëheqjeve të stafit për shkak të detyrimit të vaksinimit për të gjithë punonjësit shëndetësorë, një urdhër i dhënë nga ish-Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo.

Në total numëron 30 dorëheqje, ndërsa vetëm njësia e maternitetit të objektit ka parë gjashtë anëtarë të stafit të japin dorëheqjen me shtatë anëtarë të tjerë të stafit që refuzojnë të marrin vaksinën, duke çuar në ndërprerjen e shërbimeve të maternitetit.

Sistemi Shëndetësor i Qarkut Lewis nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së PEOPLE për të komentuar më tej.

"Nuk jemi në gjendje që të ofrojmë shërbimin e plotë pas 24 shtatorit. Numri i dorëheqjeve të dhëna nuk na lë zgjidhje tjetër veçse të ndalojmë lindjen e foshnjave në Spitalin e Përgjithshëm të Qarkut Leëis", tha Cayer.

Muajin e kaluar, ish-guvernatori i Nju Jorkut Andreë Cuomo njoftoi se të gjithë punonjësve të kujdesit shëndetësor në shtet u kërkohej të vaksinoheshin kundër COVID-19, duke siguruar një afat për të marrë dozën e parë deri më 27 shtator.

Deri tani, 165 punonjës të spitalit mbeten të pavaksinuar dhe Cayer u tha gazetarëve se është e paqartë nëse ata planifikojnë të marrin vaksinën apo jo.

Spitali tani po punon me Departamentin e Shëndetësisë për të gjetur një zgjidhje në mënyrë që të parandalojë mbylljen e përhershme të njësisë së maternitetit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore