Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Mjekët afrikanë që zbuluan Omicron: Ka simptoma të lehta

Mjekët afrikanë që zbuluan Omicron: Ka simptoma të lehta

Të dhënat paraprake që mbërrijnë nga Afrika e Jugut, ku u zbulua për herë të parë varianti i ri i Covid, Omicron, sugjerojnë se ky variant ka simptoma më të lehta se Delta dhe variantet e tjera të virusit.

Gjithsesi, deri në momentin që do të ketë një raport të saktë mbi rrezikshmërinë e këtij varianti, OBSh e ka vlerësuar si shqetësues, ndërsa shumë vende kanë kufizuar lëvizjet me Afrikën e Jugut dhe vende të tjera fqinje të saj.

Angelique Coetzee, kryetarja e Shoqatës së Mjekëve të Afrikës së Jugut dhe bashkëautore e grupit të mjekëve që zbuluan Omicron thotë se ai shfaq simptoma “jo të zakonshme, por të lehta”. Coetzee sqaroi se pacientët e saj me këtë variant ndjejnë lodhje ekstreme, por asnjëri prej tyre nuk ka humbur nuhatjen apo shijen.

“Simptomat janë ndryshe dhe më të lehta nga ato që kemi trajtuar deri më tani. Simptomat më të zakonshme janë dhimbjet e trupit dhe lodhja, ndërsa të prekurit po e kalojnë lehtë. Mund të kenë edhe pak kollë, por asgjë më shumë”, u shpreh Coetzee për “The Telegraph”.

Ajo shtoi se më të kërcënuar nga varianti i ri Omicron janë meshkujt dhe personat e pavaksinuar.

Omicron ka 32 mutacione në proteinën “spike”, që virusi e përdor për të sulmuar qelizat e trupit. Kjo sasi e madhe mutacionesh ka nxitur dyshimet e shkencëtarëve se ai mund të jetë shumë rezistent ndaj vaksinave.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore