
Miratimi i tre vaksinave kandidate kundër COVID, Agjencia e Barnave: Do të licencohen...
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), e cila po shqyrton aplikimet për miratimin e tre vaksinave kandidate kundër Covid-19, njoftoi sot se është e mundur që vaksinat e para të licencohen deri në fund të vitit ose në fillim të 2021.
EMA me bazë në Amsterdam ka për detyrë licencimin dhe testimin e barnave në Bashkimin Evropian. Drita e gjelbër përfundimtare jepet nga Komisioni Evropian dhe lejon laboratorët të tregtojnë ilaçet e tyre brenda Bashkimit Evropian.
Njoftimi i EMA vjen pasi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha javën e kaluar se agjencia mund të miratojë vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Moderna në gjysmën e dytë të dhjetorit.
"Në këtë fazë është e vështirë të parashikosh saktë kohën e licencimit të vaksinave, sepse ne ende nuk i kemi të gjitha të dhënat dhe rezultatet e vlerësimeve të vazhdueshme në proces. Në varësi të progresit të vlerësimit, EMA mund të jetë në gjendje të përfundojë vlerësimin e kandidatëve më të përparuar deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm " tha EMA.
Agjencia Evropiane e Barnave ka zbatuar një procedurë të shpejtë që e lejon atë të rishikojë të dhënat e sigurisë dhe efikasitetit të vaksinave sa më shpejt që ato të dorëzohen, përpara se të paraqitet një aplikim për autorizim nga prodhuesi. Vaksinat Oxford / AstraZeneca, Pfizer / BioNTech dhe Moderna, aktualisht vlerësohen nga EMA.

Studimi për vaksinën, mjeku i njohur jep lajmin e mirë
Historia e plotë >







Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Ilaçi kundër Covid, Maqedonia e Veriut jep viston: Brenda javës përdoret ndaj të infektuarve

Nga reagimi ndaj vaksinës tek simptomat/ Çfarë dihet për variantin e ri të koronavirusit?

Ekskluzive/ Vdes te Infektivi 34-vjeçari nga Korça
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
