Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Mësimi i alternuar/ Grafiku i shkollave: Kungulleshkë me nxënësit dhe nervat e mësuesve

Mësimi i alternuar/ Grafiku i shkollave: Kungulleshkë me

Dalja e ministres së Arsimit për të shpallur grafikun e zhvillimit të mësimit, pas vendimit të Komitetit Teknik të Covid-19, ka sjellë jo pak paqartësi, që natyrisht do të shoqërojë edhe ditët në vijim.

Për klasat e fillores dhe maturantët problemi është i qartë pasi ata do të jenë rregullisht në klasa.

Kurse pjesa tjetër nga klasa 6 deri në atë të 11-n, sipas të gjitha gjasave do të jenë në një gjendje paksa të rrëmujshme.

Kjo ngaqë ka një lojë kungulleshke me ditët e javët kur mësimi do të zhvillohet në klasë dhe ai online është një eksperiencë që ata nuk e kanë provuar gjatë pjesës së parë të pandemisë kur vendi ishte në lock down.

Në pranverë, i ashtuquajturi mësim online ishte thjesht një shkëmbim i pafund mesazhesh në whatsapp ku telefonët e mësuesve dolën jashtë kontrolli dhe prindërit ose nuk kuptonin, ose nuk donin të merreshin me kujdestarinë e fëmijëve të tyre për të ndjekur detyrat e shtëpisë apo mësimet.

Për fëmijët e klasave të ciklit të Ulët telashet për prindërit nuk do të komplikohen pasi skenari do të vijojë të jetë i njëjti. Odiseja komplikohet për nxënësit nga klasa e 6 e të 9, pasi gjimnazistët e kanë më të lehtë përdorimin e teknologjisë.

Siç mësohet, prej kohësh shkollat janë përgatitur në këtë skenarë duke hapur llogari tek portali akademi.al, ku nxënësit mund të ndjekin mësimet. Megjithatë ditët kur nxënësit do të shkojnë në shkollë sipas të gjitha gjasave do t’i kthejë në ditë provimesh apo notash, çka do të lodhë të dy palët.

Ndërkaq, mësuesit do të kenë një odise rraskapitëse në këtë skenar; pasi nga 8-11 do të bëjnë mësim në klasa e më pas do të vrapojnë në shtëpi për të kapur mësimin online, çka do të sjellë një stres edhe më të rritur se deri tani.

Ministrja Kushi, tha se do të publikohen grafikët më të detajuara, ku do të thuhet edhe mënyra sesi do të zhvillohet mësimi online. Pastaj, komplikimi shtohet edhe më shumë për çështjet e telefonave, PC apo tableteve, si dhe internetin në shtëpitë e nxënësve, çka gjatë fazës së parë së karantinës u konstatua si një problem i rëndësishëm.

Me një fjalë, një zgjidhje me shumë të panjohura dhe e komplikuar, që kush e di kush e ka elaboruar. Po a nuk kishte një formulë më të shkoqur e të thjeshtë për të gjithë?! 

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore