Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Mësim online? Profesorati i Mjekësisë i dyzuar për vitin e ri akademik

Mësim online? Profesorati i Mjekësisë i dyzuar për vitin e

Në prag të vitit të ri akademik, fakulteti i Mjekësisë ende nuk e ka vendosur nëse do të hapë dyert e auditorëve për studentët e rinj. Në kushtet e pandemisë, duket se infrastruktura e këtij fakulteti nuk i ka kushtet e duhura për zhvillimin e mësimit me turne në klasa me pak studentë.

Një nga pedagogët e këtij fakulteti, profesori dhe epidemiologu i njohur Alban Ylli në një prononcim për Gazeta “Shqip” konfirmoi se në mbledhjen e tij të parë grupi i punës i ngritur nga dekani për masat anti Covid dhe planin që do të zbatohet përgjatë gjithë vitit të ri akademik, duket se është ndarë pikërisht për kushtet e mësimdhënies, nga shtëpia përmes platformës online apo në auditore.

“Disa prej grupit kërkuan që Viti i ri Akademik për fakultetin e Mjekësisë të nisë në auditore, kurse 3 prej profesoratit anëtarë të grupit të punës mes të cilëve dhe unë, kundërshtuam këtë propozim. Unë mendoj se në kushtet e pandemisë, leksionet në auditore nuk mund të kryhen. Duke marrë parasysh rregulloren për parandalimin e përhapjes së virusit covid që nënkupton mësim me turne dhe auditore me pak studentë”, u shpreh profesor Alban Ylli.

Ylli tha se po hartohet një plan B që të marrë parasysh vështirësitë që do të krijohen me nisjen e mësimit në fakultet.

Problem sipas tij do të jetë rritja e volumit të punës për stafin akademik pasi sipas rregullores, klasat duhet të jenë me pak student. Po ashtu, profesor Alban Ylli tha se ka shumë universitete në botë që po zhvillojnë mësimin online.

“Ne kemi propozuar që leksionet për lëndët paraklinike për 3 vitet e para të fakultetit të jenë plotësisht ose pjesërisht online, pasi në leksione marrin pjesë afro 150 studentë në një sallë, ndërsa seminaret të kryhen në klasa. Ne propozojmë, vendimmarrja nuk është e jona”, tha prof. Alban Ylli.

Sa i takon një tjetër pengese për zhvillimin  normal të mësimit në fakultetin e Mjekësisë është dhe praktika, kaq e nevojshme.

Sipas profesorit Alban Ylli, grupi i punës ka rënë dakord se do të jetë e vështirë kryerja e tyre në pavionet që janë kthyer në reparte covidi siç është spitali infektiv.

Gjithashtu edhe mjekët e angazhuar në trajtimin e pacientëve covid, të cilët janë pjesë e trupës së profesoratit në fakultetin e Mjekësisë do ta kenë të vështirë mësimdhënien.

“Të shohim si do të zgjidhet por besoj se do të kryhet dhe praktika.Duke siguruar veshjet e duhura për studentët, besoj se do të jetë një mundësi e rrallë për ta të shohin nga afër raste klinike me covid brenda në pavion”, tha për “Shqip”, profesori i fakultetit të Mjekësisë Alban Ylli.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore