Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

"Mesatarisht 3 vdekje", mjeku Dasho rrëzon shifrat zyrtare: Kemi rreth 600 të infektuar në 24 orë, ja masat që duhet të merren

"Mesatarisht 3 vdekje", mjeku Dasho rrëzon shifrat zyrtare: Kemi

Mjeku Erion Dasho ka bërë një analizë rreth situatës së koronavirusit në Shqipëri. Dasho thotë se numri i rasteve të raportuara nga institucionet nuk e pasqyron situatën reale të epidemisë. Sipas tij, i vetmi orientim i saktë vjen nga numri i vdekjeve.

Referuar analizës, mjeku thotë se në Shqipëri mund të ketë rreth 600 të infektuar në ditë, çka përkthehet në rreth 30-40 shtrime në spital.

Dasho jep edhe dy sugjerime për institucionet.

Mesazhi i Erion Dashos

COVID-19: KOHA PËR VEPRIM PROFESIONAL DHE TË PËRGJEGJSHËM!

Fatkeqësisht, numri i rasteve me COVID në Shqipëri sa vjen e rritet. Në mungesë të testimeve, numri i rasteve të raportuara nuk e pasqyron gjendjen reale të epidemisë dhe i vetmi orientim deri diku i saktë vjen nga numri i personave që humbin jetën. Nisur nga ky numër, mund të bëhen disa ekstrapolime të përafërta si vijon.

Me një mesatare prej 3 vdekje në ditë, duke ditur shkallën e vdekshmërisë prej 0.5%, përllogaritet se në popullatë mund të ketë rreth 600 raste të reja në ditë, çka përkthehet në rreth 30-40 shtrime në spital, prej të cilëve 5-10 raste mund të kenë nevojë për kujdes intensiv. Shifra këto që, në se materializohen, ndodhen në limitet që mund të përballojë sistemi shëndetësor shqiptar.

Ç'duhet bërë në këto rrethana?

Së pari, duhen marrë urgjentisht masa duke aktivizuar trinomin Testo-Gjurmo-Trajto:

- Të testohet më shumë

- Të gjurmohen kontaktet me metoda inteligjente

- Të forcohen kapacitetet trajtuese në çdo nivel të sistemit shëndetësor

Së dyti, duhen korrigjuar gabimet e bëra deri tani që kanë mundësuar transmetimin e COVID në spitale, administratë, mjedise shërbimi, biznese dhe transport.

Së fundi, duhet rindërtuar marrëdhënia e besimit me publikun e cila u dëmtua rëndë gjatë tre muajve të karantinës. Pa një publik bashkëpunues nuk mund të kapërcehet situata.

SITUATA LIDHUR ME COVID NUK ËSHTË OPTIMISTE, POR ME MASA TË SHPEJTA DHE TË FOKUSUARA MUND TË KORRIGJOHET.

VEÇSE ÇDO DITË QË KALON E BËN MË TË VËSHTIRË ZGJIDHJEN DHE VENDOS NË RREZIK SHËNDETIN DHE JETËN E QYTETARËVE.

KOHA PËR VEPRIM ËSHTË TANI!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore