Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Më shumë të shëruar se të infektuar / Por vetëm 1150 testime në 24 orë dhe dy viktima

Më shumë të shëruar se të infektuar / Por vetëm

Ministria e Shëndetësisë njoftoi vetëm 179 raste të reja në 24 orët e fundit, dy humbje jete por vetëm 1150 testime të kryera.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar është më i lartë se rastet pozitive. Ministria njofton se janë 223 qytetarë të shëruar në 24 orët e fundit.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1150 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 179 qytetarë, në këto bashki:

79 në Tiranë, nga 10 qytetarë në Dimal, Lushnje, 7 në Krujë, 6 në Durrës, nga 5 qytetarë në Mat, Sarandë, Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Korçë, Vlorë, Lezhë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Dibër, Pogradec, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Librazhd, Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, Fier, Rrogozhinë, Kurbin, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Roskovec, Mallakastër, Dropull, Përmet, Tepelenë, Berat.

Janë 6383 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete nga SARS-COV2, një qytetar nga Dibra 60 vjeç, një qytetar nga Kolonja 66 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 213 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,282 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Janar 2022)

Raste të reja ditore 179

Të shëruar në 24 orë 213

Të shtruar në spitale 98

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 1150

Testime totale 1,487,339

Raste pozitive 210,885

Raste të shëruara 201,282

Raste Aktive 6,383

Humbje jete 3,220

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2944

Fier 660

Durrës 578

Shkodër 430

Elbasan 405

Vlorë 396

Berat 256

Lezhë 196

Gjirokastër 193

Korçë 153

Dibër 101

Kukës 71

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore