Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Më falni fëmijë, dua të vdes, duke...”, mesazhet para vdekjes të pacientëve me Covid

“Më falni fëmijë, dua të vdes, duke...”,

Disa luftojnë fort kundër sëmundjes, të tjerët kundër frikës. “Nuk dua të çmendem, më lër të fle pa u zgjuar”, shkroi 20 ditë më parë për  mjekët, një 70-vjeçare e shtruar në repartin Covid të spitalit Vannini, në Casilino.

Gruaja refuzoi t’i nënshtrohej terapisë me oksigjen. “Më falni fëmijët e mi, por unë dua të vdes duke fjetur”, i tha fëmijëve të saj. Ato janë skena tronditëse, njerëzore shkatërruese, që vetëm ata që kanë jetuar në fushën e betejës e dinë se çfarë do të thotë. Dr. Francesca Alfonsi, një psikologe dhe psikoterapiste në njësitë e kujdesit intensiv të spitalit, bën rolin e ndërmjetëses së komunikimit midis pacientëve dhe familjeve të tyre.

Më shumë se njëqind njerëz, që nga fillimi i emergjencës, kanë vdekur para syve të saj. Asaj iu besua detyra për të përcjellë jo vetëm fjalët e fundit të pacientëve në pavijonet Covid, por edhe t’u jepte atyre forcë.

I përcjell pacientit përkëdheljet, “në faqe” ose “në këmbë” që “i pëlqen aq shumë” dhe që gruaja e tij, e dashura, në anën tjetër të telefonit, nuk mund t’ia japë. Dy ditë më parë një pacient 50-vjeçar nuk pranoi të intubohej. “Babi nuk mund të heqësh dorë tani – i thotë vajza 27-vjeçare – unë ende duhet të martohem, duhet të më çosh në altar. Motra ime duhet të diplomohet. Lëre veten të intubohesh, bëje për ne, nuk mund t’ia mohosh vetes këtë mundësi”.

“Ekziston një nevojë e madhe për t’i dhënë vazhdimësi jetës së përditshme, – shpjegon doktoreshe Alfonsi për median italiane “La Repubblica”, – unë ruaj emra në memorien time madje edhe tonet e zërit, sepse më janë besuar aspektet më intime të marrëdhënieve familjare. Gjatë intervistave përjetohen momente të një emocioni të madh”

Ka ndodhur që një 55-vjeçar pak para se të shuhet i ka pëshpëritur këto fjalë: “Thuaji gruas time që në dhomën e gjumit, brenda sirtarit të sipërm të gardërobës sime, ka një letër për të”. Është testamenti i shkruar me të dhënat e llogarive rrjedhëse bankare, dhe udhëzimet për të ardhmen e familjes.

Pacientët e intubuar nuk janë më të vetëdijshëm. Dhe përmes psikologut ata marrin “përkëdheljet”, fjalët e nipërve dhe mbesave. “Gjyshi nxito të kthehesh – i jep forcë më i madhi nga pesë nipërit e mbesat”

Shënimi i fundit i gjetur në një nga ato shtretër bosh i përket një 51-vjeçari që u largua 20 ditë më parë. “Unë të kam dashur më shumë se çdo gjë tjetër në botë, por jam më të vërtet i lodhur dhe nuk mund të duroj më”. Marrë nga Gazeta “Si”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore