Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Më e dobishme se efektet anësore” / Autoritetet në SHBA rekomandojnë vaksinimin e fëmijëve

“Më e dobishme se efektet anësore” / Autoritetet në

Autoritetet amerikane sugjerojnë vaksinimin e fëmijëve 5 deri në 11 vjeç, duke deklaruar se nga studimet e kryera përfitimet janë më të mëdha se sa rreziku, që kjo vaksinë të shkaktojë inflamacion të zemrës, njohur edhe si miokardit.

Administrata Federale e Barnave doli me këtë qëndrim pak para vendimmarrjes finale. Një panel ekspertësh të jashtëm do të votojnë ditën e martë nëse do të rekomandohet apo jo vaksinimi për këtë grupmoshë.

Nëse agjencia e jep autorizimin, vaksinat mund të jenë të disponueshme në Shtetet e Bashkuara në fillim të nëntorit. Komisioni i pavarur këshillues i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do ta shqyrtojë këtë çështje më 2 dhe 3 nëntor.

Pfizer tha ditën e premte se vaksina e tyre është e sigurt dhe 91 për qind efektive në parandalimin e infeksioneve të rënda të shkaktuara nga Covid te fëmijët 5 deri në 11 vjeç.

Testimet u kryen te 2,268 fëmijëve të moshës 5 dhe 11 vjeç, të cilëve iu dhanë doza më të vogla, sa një e treta e atyre që u jepen personave 12 vjeç e lart. Në pritje të miratimit, Shtëpia e Bardhë këtë javë njoftoi planet për të shpërndarë doza të mjaftueshme vaksine për 28 milionë fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç që ka aktualisht SHBA.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore