Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Më 25 nëntor hiqet çadra e vaksinimit nga sheshi “Skënderbej”/ Ja ku do të zhvendoset

Më 25 nëntor hiqet çadra e vaksinimit nga sheshi

Sheshi "Skënderbej" në kryeqytet nuk do të shërbejë më si pikë vaksinimi për qytetarët. 

Shërbimi i vaksinimit në këtë pikë do të transferohet pranë qendrave shëndetësore si dhe pikës së vaksinimit të përqëndruar në stadiumin “Air Albania”.

Lajmi është konfirmuar nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Vaksinimi në sheshin “Skënderbej” zhvendoset pranë qendrave shëndetësore. Duke filluar nga dita e enjte, datë 25 Nëntor, ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore si dhe në Stadiumin “Air Albania”, aty ku do të vijojë ÇDO DITË vaksinimi antiCOVID.

Për të kryer vaksinën #antiCOVID, kontaktoni mjekun tuaj të familjes”, lajmëron ministria.

Vaksinimi anticovid është i hapur për fëmijët 12-15 vjeç me frenim të imunitetit si dhe për çdo qytetar mbi 16 vjeç. Aktualisht po kryhet edhe doza e tretë e vaksinës antiCOVID, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore