Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Mbi 300 mijë shqiptarë të vaksinuar me Sinovac, Greqia njeh certifikatat e vaksinave kineze dhe atë ruse

Mbi 300 mijë shqiptarë të vaksinuar me Sinovac, Greqia njeh

Greqia do të njohë vaksinat kineze dhe rusen Sputnik V, duke u lejuar hyrjen personave që kanë marrë të dyja dozat e tyre.

Vendimi është marrë nga komisioni i ekspertëve grekë për menaxhimin e pandemisë. Sipas vendimit, certifikata e vaksinimit me këto vaksina është e vlefshme, pavarësisht se Agjencia Europiane e Barnave, EMA nuk ka ende një vendim njohës për to.

Lajmi është njoftuar nga Vana Papaevangelou, anëtare e komitetit grek të ekspertëve dhe mjeke pediatre. Ajo thotë se nga analizimi i të dhënave sugjerohet që këtë verë t’u lejohet hyrja në territor pa asnjë kufizim dhe masë shtesë personave të vaksinuar me vaksinat e autorizuara nga Kina dhe me rusen Sputnik V.

Lista e vaksinave që do të njohë Greqia janë Sinovac, me të cilën janë vaksinuar mbi 300 mijë shqiptarë, rusja Sputnik dhe dy kinezet e tjera Sinopharm dhe CanSino.

Kjo do të thotë se personat e vaksinuar me këto vaksina mund të hyjnë në Greqi pa pasur nevojë që të dëshmojnë një test se janë negativ me Covid.

Vetë Greqia nuk ka asnjë qytetar të vaksinuar me këto vaksina, por janë vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson, që janë vaksinat e autorizuara nga BE.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore