Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Mbi 1 milionë të vdekur nga Covid, OBSH: Virusi mund te goditet, gati teste të shpejta për gjithë botën

Mbi 1 milionë të vdekur nga Covid, OBSH: Virusi mund te goditet, gati

Tashmë është zyrtare: pandemia e koronavirusit ka marrë mbi një milionë jetë njerëzish nëpër botë, e konfirmuar kjo nga universiteti prestigjioz John Hopkins. Sipas të njëjtit institucion, vdekjet në SHBA, Indi e Brazil përbëjnë gati gjysmën e totalit.

Për më tepër, ekspertë theksojnë se ndonëse kjo shifër mund të duket frikësuese, të dhënat e reale të jetëve të humbura ka shumë gjasë të jenë edhe më të larta se kaq. E gjithë kjo vjen 10 muaj pasi koronavirusi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës. 

Sekretari i përgjithshëm i Organizates se Kombeve te Bashkuara, António Guterres e përshkroi bilancin e vdekjeve si “agonizues”. OBSH-ja megjithatë u përpoq t`i japë situatës edhe ca doza optimizmi. Zëdhënësja e saj, Margaret Harris tha e se ka ende shpresë. “ Gjëja e vetme pozitive për këtë virus është se ai mund të goditet, është një virusi të cilin mund ta shtypim, nuk është si gripi”, theksoi ajo.  

Testet të cilat brenda 15 minutash tregojnë nëse je i infektuar nga COVID-19 do të shpërndahen shpejt në të gjithë botën, me shpresën se do të shpëtojnë me mijëra jetë.

Dy kompani, ‘Bio Sensor’ e Koresë së Jugut dhe ‘Abbott’ në SHBA po marrin aprovim urgjent nga OBSH. Testi është provuar tashmë edhe në Shtëpinë e Bardhë. "Një dy tre katër pesë, një dy tre katër pesë. Gjatë testit e rrotullojmë tri herë. Materiali tërhiqet dhe ju duhet të prisni 15 minuta. Dhe kaq është testi”,- shpjegoi Admiral Brett Giroir, ndihmës Sekretari për Shëndetësi nw Departamentin e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore.

OBSH-ja e cila ka pranuar tashmë se numri zyrtar global i viktimave nga virusi ishte ndoshta mbi një milion u shpreh se testi i shpejtë është një lajm i mirë për një nisur një ndryshim.

"Kjo do të mundësojë zgjerimin e testimit veçanërisht në zonat e vështira për t'u arritur që nuk kanë pajisje laboratorike ose punonjës të shëndetshëm të trajnuar mjaftueshëm për të kryer këto teste. Testi  është një shtesë jetike për kapacitetin e tyre të testimit dhe veçanërisht e rëndësishme në zonat me transmetim të lartë",- u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH-së.

Ndërkohë shumë shtete në Evropë janë duke u përballur me një rritje të rasteve me coronavirus.  Në Holandë ndonëse lehtësimi i kufizimeve nisi herët, tashmë autoritetet janë detyruara të rikthejnë disa masa kufizuese, duke kërkuar reduktim të udhëtimeve, përdorimin e maskave, mbylljen e bareve dhe restoranteve më herët dhe ndalimin e grumbullimeve publike.

Qeveria spanjolle shprehet se do të bëjë gjithccka është e mundur për të frenuar një rritje të të infektuarve  në Madrid, duke paralajmëruar masa drastike nëse rajoni nuk arrin të ngadalësojë përhapjen e rasteve të reja.

Edhe qeveria në Sllovaki pritet të shpallë një gjendje të dytë të jashtëzakonshme. Baret do të mbyllen më herët dhe të gjitha eventet kulturore , sportive dhe fetare do të ndalohen duke nisur nga 1 tetori.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore