Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Mbërrin sasi e konsiderueshme vaksinash Pfizer, ndërsa vendit përballet me Deltën

Mbërrin sasi e konsiderueshme vaksinash Pfizer, ndërsa vendit

Rreth 68 mijë vaksina Pfizer mbërritën këtë të hënë në Shqipëri. Ato vijnë si pjesë e përfitimit përmes mekanizmit Covax, marrëveshjes së drejtpërdrejt të Qeverisë shqiptare me kompaninë prodhuese dhe si ndihmë e BE.

Numri i vaksinave të ardhura në vendin tonë shkon në 1,679,410.

Prej fillimit të pandemisë deri më tani, sipas njoftimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 1.148.910 testime në total, ku rreth 80 mijë vaksinime janë kryer brenda javës së hapur të vaksinimit.

Ministria vijon thirrjet për t’u vaksinuar për të shmangur variantin Delta të virusit, që u konfirmua të dielën, ndërsa komiteti i ekspertëve u mblodh të hënën për të saktësuar se rastet me këtë variant ishin 21, nga të cilat gjashtë të vaksinuar me Pfizer, AstraZeneca dhe Coronavac.

Lajmin e mbërritjes së Pfizer e njoftoi Kryeministri Edi Rama.

Postimi i Ramës:

67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend

Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian

#Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin. Deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore