Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Mbërrijnë 375 mijë dozat e vaksinës Pfizer, Manastirliu: Përgjatë gjithë këtyre 21 muajve të pazakontë...

Mbërrijnë 375 mijë dozat e vaksinës Pfizer, Manastirliu:

Ashtu siç ishte paralajmëruar, kanë mbërritur në vendin tonë 375,000 doza të vaksinës Pfizer.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka ndarë në profilin e saj në “Facebook” disa fotografi ku tregon ardhjen e dozave të vaksinës.

Krahas këtyre imazheve, ministrja e Shëndetësisë shkruan se “përgjatë gjithë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e miqve tanë të Bashkimit Europian ka qenë e pakursyer”.

Postimi i plotë:

Miku i mirë njihet në ditë të vështira?

Përgjatë gjithë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e miqve tanë të Bashkimit Europian ka qenë e pakursyer.

Kanë mbërritur në orët e mbrëmjes në #IShP 375,000 doza të vaksinës Pfizer,  një tjetër dëshmi e solidaritetit që na bashkon e na bën më të fortë ?? ? ??

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore