Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Maturantët të pakënaqur nga vendimi i Ministres, thirrja: Të bojkotojmë provimin e nesërmen

Maturantët të pakënaqur nga vendimi i Ministres, thirrja: Të

Maturantët shprehen të pakënaqur nga vendimi i ministres së Arsimit, Evis Kushi për të ulur kufirin minimal të pikëve.

“Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua online, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”, deklaroi ministrja Kushi.

Por kjo nuk i ka gëzuar ato maturantë, pasi sipas tyre, ministrja duhet të sqarojë konkretisht për vendimin dhe se ajo në përgjithësi nuk ndikon në vlerësimin e tyre, pasi testi i Matematikës nuk kishte të bënte me ato që kishin studiuar. Një nga maturantet që proteston para ministrisë ka deklaruar në studion e “Breaking” në Top News se i bën thirrje kolegëve të që bojkotojnë provimin e nesërmen të lëndës me zgjedhje.

“Nuk jemi të kënaqur nga vendimi i ministres, unë kam 12 vite që merrem me studime. Sinqerisht nuk i besoj deklaratës së tyre. Dëmi është bërë, notat janë vendosur. Unë jam gati të mos marrim, pjesë, në të njëjtën orë të organizojmë protesta masive. Duket sikur jemi demoralizuar nga provimi i Matematikës. Duhet të japin një deklaratë më të saktë. Me një ushtrim kur nuk e kam marrë në këto dy vite pse duhet të jetë në test, me gjysmë pike se çfarë mund të ndihmojë, nga 5,5 do të më çojë në 6 tamam”, shprehet maturantja.

Nesër është provimi i fundit i lëndës me zgjedhje, do të shihet nëse do të bojkotohet apo jo ky mësim. Ata shprehen se duan ballafaqim me ministren.

Maturantët të pakënaqur nga vendimi i Ministres, thirrja: Të

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore