
Maskat në publik/ Dasho: Vendim hipokrit, ato nuk mbahen as në urbane dhe qendra tregtare
Eksperti Erion Dasho i cilëson vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskave në rrugë të paefektshme në një kohë që ky rregull nuk respektohet në linjat e abutobusëve dhe në qendrat tregtare.
“Masat e paefektshme dhe hipokrite si ajo e mbajtjes së maskës në rrugë, kur maskat nuk mbahen në njësi tregtimi dhe transporti, duhet t’ia lënë vendin masave strategjike të drejtuara nga trinomi testo-gjurmo-trajto! Shëndeti i shqiptarëve është në rrezik dhe ata po e humbin jetën me ritme disa fish më të larta se qytetarët e tjerë europianë! Boll me amatorizma!!! Ka ardhur koha për profesionalizëm!!”, shkruan Dasho.
Reagimi i plotë në Facebook
Me ardhjen e stinës së vjeshtës, shumë vende europiane po përballohen me një rritje të re të numrit të rasteve me COVID. Por ç'po ndodh me vdekshmërinë?
Nga periudha 1 shtator dhe deri tani, Gjermania ka pasur një vdekshmëri 0.46% me gjithë se ka numëruar mbi 60,000 raste COVID. Për të njëjtën periudhë, Italia e ka pasur një vdekshmëri prej 0.81%.
Për paralelizëm, vdekshmëria në Shqipëri ka qenë 2.25%, ose gati pesëfishi i Gjermanisë dhe trefishi i Italisë.
Për më tepër, Gjermania dhe Italia janë dy vendet me popullsinë më të moshuar në Europë ku dihet se mosha është faktori kryesor i riskut në rastin e COVID!
Këto shifra duhen të shërbejnë si bazë për raportimet dhe analizat në Shqipëri dhe jo propaganda! Ato bëjnë thirrje për veprim të menjëhershëm dhe strategjik!
Masat e paefektshme dhe hipokrite si ajo e mbajtjes së maskës në rrugë, kur maskat nuk mbahen në njësi tregtimi dhe transporti, duhet t’ia lënë vendin masave strategjike të drejtuara nga trinomi testo-gjurmo-trajto!
Shëndeti i shqiptarëve është në rrezik dhe ata po e humbin jetën me ritme disa fish më të larta se qytetarët e tjerë europianë! Boll me amatorizma!!! Ka ardhur koha për profesionalizëm!!

Ikën moti i mirë me diell, fundjava sjell vranësira e reshje shiu
Historia e plotë >




Sa rrezikon vdekjen nga COVID nëse je obez? Çfarë thotë raporti i ri
Historia e plotë >
Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura
Historia e plotë >
Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Skenari i ri/ Kë do të mandatojë për kryeministër, partinë apo koalicion...
Historia e plotë >
“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i lë një "porosi"...
Historia e plotë >
Ikën moti i mirë me diell, fundjava sjell vranësira e reshje shiu

LAJMI I FUNDIT/ COVID i merr jetën 21 personave, ja sa raste të reja infeksioni janë regjistruar

“A mund ta provoj pas pandemisë”, gjinekologia tregon frikën e çifteve për të bërë fëmijë në kohë koronavirusi
Biznes

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >


