Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Maskat, arma më efikase ndaj Covid-19”, ISHP: Duhen vendosur pavarësisht se... (VIDEO)

“Maskat, arma më efikase ndaj Covid-19”, ISHP: Duhen vendosur

Që nga fillimi i pandemisë perceptimi për përdorimin e maskës në publik ka ndryshuar shumë herë. Fillimisht, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se maskat duhet të përdoren vetëm nga personeli mjekësor ose nga njerëzit që kanë simptoma të ngjashme me Covid-19.

Sidoqoftë,  gjatë muajve të fundit ka pasur prova në rritje se shumë persona të infektuar me koronavirus nuk shfaqin simptoma, por mund ta transmetojnë virusin. Prandaj OBSH ndryshoi qëndrimin e saj.

Një studim i fundit nga YouGov ka vëzhguar qasjen e njerëzve në 26 vende karshi përdorimit të maskave në publik. Dhe ndryshimet mes vendeve janë të habitshme. Në Mbretërinë e Bashkuar, 36% e personave përdorin maska në publik, ndërsa në Itali 83% dhe Spanjë 86%. Përqindja e njerëzve që deklarojnë se përdorin maska në publik ishte më e ulëta në vendet nordike (Danimarka 4%; Suedia 6%; Finlanda 7%).

Sot OBSH dhe vetë studimet shkencore flasin ndryshe. Nëse të gjithë mbajnë maskë, si ata që shfaqin shenja edhe asimptomatikët, ata ndihmojnë ndjeshëm në zvogëlimin e sasisë së virusit.

Se sa është përqindja e mbrojtjes kjo pastaj ka interpretime të ndryshme. Gjatë kësaj periudhe që nga shfaqja e rasteve të para në Shqipëri, përdorimi i maskës ka qenë në dorë të qytetarëve, si një zgjedhje e tyre me përjashtim vetëm të rasteve kur hyjnë në biznese të cilat kanë protokolle sigurie që e kanë të detyrueshme maskën.

Por situata ka ndryshuar që prej ditës së djeshme, qeveria shqiptare vendosi që maska të jetë e detyrueshme në të gjitha ambientet e mbyllura, në të kundërt shkelja e kësaj mase ka një penalitet prej 2 mijë lekësh të vjetra.

Për të folur rreth kësaj teme ishte e ftuar në studion e emisionit “Wake Up” në Top Channel, shefja e promocionit në Institucionin e Shëndetit Publik, mjekja Genta Qirjako. E pyetur nga moderatori, Isli Islami, “a është vendim që ka ardhur në kohën e duhur?”, ajo u shpreh: “Them se është në momentin e duhur pasi ne jemi në një fazë të transmetimit komunitar të sëmundjes. Në disa bashki kjo tashmë është evidente. Pra në një situatë të tillë kur nuk bëhet më e mundur gjurmimi i çdo rasti apo kontakti të rasteve, vendosja e maskave duhet të jetë një lloj detyrimi.

Mjekja shpjegoi gjithashtu se akti normativ që ka dalë së fundmi, lidhet me detyrimin për të mbajtur maskë në të gjitha ambientet e mbyllura, pavarësisht nëse respektohet apo jo distancimi social, të paktën 1 deri në 1 metër e gjysmë larg nga njëri-tjetri.

“Por kjo nuk do të thotë se vetë maska të mbron 100 për qind, është një mjet plotësues, duhet ta theksojmë këtë. Sepse njerëzit mendojnë se po vendose një maskë, gjithë rreziku kaloi. Është një mjet plotësues që shkon paralelisht me respektimin e të gjitha masave të tjera bazike që lidhen me distancimin fizik, larjen e duarve, me shmangien e kontakteve të afërta aty ku është e mundur dhe me ruajtjen e higjienës”, sqaroi mjekja.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore