
Maska me detyrim? Në poliklinika qytetarët shpërfillin masat ndaj Covid-19
Në një kohë kur spitalet publike po bëhen gati të hapin dyert për pacientët me koronavirus, në qendrat shëndetësore puna vijon normalisht. Ndonëse rreziku për infektimin me Covid është prezent në çdo shërbim të sistemit parësor, qoftë laborator, ekzmanime apo vizitat tek specialistët, qytetarët duken ende të pandërgjegjësuar për situatën në vend.
Nga një vëzhgim i gazetës “Shqip” në poliklinikën e specialiteteve nr.3 në Tiranë, para dyerve të dhomave të mjekëve ka dyndje qytetarësh. Ndonëse vizitat prej kohësh kryhen përmes planfifikimit online, radhët e gjata janë të përditshme, kryesisht për kryerjen e analizave në laborator apo ekzaminimeve në eko. Kërkesa për vizita kanë dhe mjekët specialistë si kardiologët, urologët dhe infeksionistët.
Por kush kontrollon respektimin e masave në ambientet e qendrave shëndetësore? Duket se askush nuk është i interesuar dhe gjithçka u lihet në dorë qytetarëve. Në foto shihen grup pacientësh para dhomës ku kryhen ekot, në katin e dytë të poliklinikës. Midis tyre ka pacientë që nuk e vendosin maskën, të tjerë e mbajnë në mënyrë të gabuar, poshtë hundës, ndërsa shumë pak janë të rregullt. Në hyrje të poliklinikës është zyra e informimit dhe zonjat mjaftohen me pamjen e parë që shohin, një qytetar të rregullt me maskë, ndërsa po të vëresh në ambientet e tjera të qendrës shëndetësore, pamjet të thonë ndryshe.
Refuzimi i maskës po justifikohet me teori konspirative se virusi Covid-19 gjoja nuk është aq agresiv sa ç’thuhet, se jemi të prekur të gjithë dhe do ta kalojmë si grip.
Ndërsa pyesim për arsyen pse nuk respektojnë masat, të tregojnë se e mbajnë maskën në cantë për cdo kontroll të mundshëm.
Injorimi që po i bëhet prej qytetarëve një prej rregullave kryesore të cilën dhe OBSH e ka ngritur me shumë alarm, mbajtja e maskës, ka vënë në lëvizje dhe ministrinë e Shëndetësise e cila ka vendosur që të vendosë me ligj mbajtjen me detyrim të maskës në ambientet e mbyllura. Refuzimi i mbajtjes së maskës po vihet re dhe në urbane ku ka qytetarë që lëvizin pa maskë duke rrezikuar jetën dhe të qytetarëve të tjerë.
Të vetmet që respektojnë rregullat për mbrojtjen nga covid duket se janë supermarketet dhe bankat, ndërsa shërbimet publike apo institucionet duken më neglizhentet në këtë drejtim.
Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se do të ketë penalitete për personat që refuzojnë mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura.

Studimi për vaksinën, mjeku i njohur jep lajmin e mirë
Historia e plotë >







Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Shpiket maska inteligjente: Mat temperaturën dhe frymëmarrjen dhe të paralajmëron rrezikun e Covid

8 mësues të prekur nga Covid, Ministria reagon: Te Emin Duraku mësimi vijon, mësuesit u zëvendësuan

A do ta marrin vaksinën kundër COVID-19 gratë shtatzëna, vendimi i Britanisë
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
