Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Masat e reja të Covid-19/ Epidemiologu i njohur: Koronavirusi është një problem i madh shëndetësor, qeveria...

Masat e reja të Covid-19/ Epidemiologu i njohur: Koronavirusi

Numri i të prekurve nga Covid-19 në Shqipëri po rritet në ritme të frikshme. Janë disa ditë me radhë që shifra e të prekurve i kalon 1000 persona. Kjo ka bërë që Qeveria të ashpërsojë masat.

Ditën e sotme, baret dhe restorantet janë lajmëruar që të mbyllen në orën 20:00. Gjithashtu edhe lëvizja e banorëve do të jetë e ndaluar nga ora 20:00 deri në 6:00 të mëngjesit të ditës tjetër.

Epidemiolugi i njohur, Taulant Muka, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se “Covid është një problem i madh shëndetësor”.

“Unë isha para pak ditësh në Shqipëri dhe pashë se aty jeta vijonte sikur nuk kishte problem. Ky dy orarësh që do të mbyllen restorantet nuk do të bëjë ndonjë gjë të madhe”, tha ai.

Sipas epidemiologut, problemi qëndron te mënyra se si vendosen këto masa. “Ku i ka bazuar këto vendimi qeveria apo komiteti? Është e rëndësishme të japë ndihmë ekonomike. Të vërehet më shumë ekonomia apo virusi. Qeveria të marrë vendimet në raport me kulturën shqiptare. Shqiptarët të jenë aktorë në marrjen e masave. Ka skepticizëm të madh edhe për vaksinimin, e kjo vjen nga mënyra që është menaxhuar situata. Uroj që temperaturat të jenë në rritje në Shqipëri. E kemi kuptuar se virusi është i karakterit sezonal”, u shpreh Muka.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore