Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Maqedonia e Veriut bllokon punëtorët sezonalë shqiptarë

Maqedonia e Veriut bllokon punëtorët sezonalë shqiptarë

Maqedonia e Veriut ka vendosur të mos lejoje kalimin e punëtoreve sezonalë shqiptarë nga Qafë Thana.

Prej mëngjesit të së shtunës mbi 40 persona qe ishin nisur per pune sezonale ne vendin fqinje nuk u lejuan te kalonin përmes kësaj pike kufitare, ndërsa shkak është bere një ngjarje e ndodhur pak dite me pare, ku një 40-vjeçar nga Shqipëria, i cili punonte ne pyll ka humbur jetën.

Edhe pse janë te shumtë shqiptaret qe shkojnë per pune sezonale ne Maqedoninë e Veriut ata punojnë ne te zeze dhe pagesat variojnë 10-12 mije leke ne dite por vendi fqinje ka vendosur te ndaloje kalimin e tyre duke u kërkuar autoriteteve tona qe ti kthejnë pas.

Ashtu si Greqia edhe Maqedonia e Veriut mbetet një prej vendeve kryesore për punën sezonale te Shqiptareve por këta te fundit te detyruar nga nevoja ekonomike pranojnë te punojnë ne te zeze dhe ne kushte shume te vështira duke rrezikuar edhe jetën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore