
Manastirliu tjetër apel të fortë: Vatrat kryesore të përhapjes së infeksionit janë…
Me rritjen e rasteve të të infektuarve dhe shifrave të viktimave në vendin tonë, si pasojë e Covid-19, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka dalë me një tjetër apel për qytetarët, të cilëve u thotë se realiteti kërkon “që të heqim dorë për ca kohë – deri kur pandemia të jetë mposhtur prej komunitetit mbarëbotëror të mjekëve dhe shkencëtarëve- nga grumbullimet dhe festat në turma, që sot janë kthyer në vatrat kryesore të përhapjes së infeksionit”.
Realiteti i ri “kërkon që të përdorim maskën atje ku distancimi është i pamundur, dhe të zbatojmë rregullat e higjenës kudo e çdo çast që e kemi të mundur”.
POSTIMI I PLOTE
NORMALITETI I RI, që bota nuk e kërkoi vetë, por e solli koronavirusi dhe sëmundja që ai shkakton, COVID-19, kërkon prej të gjithëve ne, dhe sidomos prej më të rinjve pak, shumë pak.
Nuk kërkon sakrifica të mëdha, por pak më shumë vigjilencë në përditshmërinë tonë.
Kërkon që ta jetojmë ditën, si njerëz të përgjegjshëm, me merakun se çdo pakujdesi e vogël, mund të na bëjë bartës të një sëmundjeje, që më pas ua transmetojmë prindërve, gjyshërve, më të dobtëve.
Kërkon që të heqim dorë për ca kohë – deri kur pandemia të jetë mposhtur prej komunitetit mbarëbotëror të mjekëve dhe shkencëtarëve- nga grumbullimet dhe festat në turma, që sot janë kthyer në vatrat kryesore të përhapjes së infeksionit.
Kërkon që ta shohim distancimin fizik, jo si një mënyrë për t’u larguar nga të dashurit, por si një mjet për t’ua treguar edhe më fort dashurinë. Duke i mbrojtur.
Kërkon që të përdorim maskën atje ku distancimi është i pamundur, dhe të zbatojmë rregullat e higjenës kudo e çdo çast që e kemi të mundur.
NORMALITETI I RI kërkon nga ne pak, shumë pak.
Disa rregulla të thjeshta, por JETËSHPËTUESE!

Studimi për vaksinën, mjeku i njohur jep lajmin e mirë
Historia e plotë >







Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Pse në BE aprovimi i vaksinës zgjat më tepër?

A na mbron maska prej lecke? Flet eksperti Dasho

Pacientët e Sanatoriumit përfundojnë në urgjencën e QSUT, pa ushqim e trajtimin e duhur mjekësor
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
