Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Manastirliu sqaron vendimin e fortë: Maska na ul 60% rrezikun e infektimit Covid

Manastirliu sqaron vendimin e fortë: Maska na ul 60% rrezikun e infektimit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën thirrje për respektim të masave për frenimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ministrja kujton vendimin e qeverisë të njoftuar ditën e djeshme se nga dita e enjte maskat do të jenë me detyrim kudo, edhe në ambiente të hapura.

Ajo thotë se nuk duhet harruar distanca dhe kujdesi për higjienën pasi me zbatimin e këtyre rregullave ulet me 60% mundësia për t’u prekur nga Covid-19.

“Masat anti Covid. Të kontribuojmë të gjithë për të fituar betejën më të rëndësishme, betejën për shëndetin. Vendose maskën ose barrierën mbrojtëse prej tekstili kudo, në çdo ambient jashtë shtëpisë! Pa harruar të ruash distancën dhe kujdesin për higjienën. Me zbatimin e këtyre rregullave ulet me 60% sëmundshmëria nga koronavirusi i rrezikshëm. Bashkë ia dalim”, shkruan ministrja.

Manastirliu sqaron vendimin e fortë: Maska na ul 60% rrezikun e infektimit

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore