Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Manastirliu: Kemi siguruar shumëfishimin e vaksinave të gripit falas për...

Manastirliu: Kemi siguruar shumëfishimin e vaksinave të gripit falas

Janë siguruar vaksinat falas kundër gripit, për kategoritë në nevojë. Kështu deklaruan nga Qendra Shëndetësore Nr.6 në Kombinat, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe ekspertë të shëndetit publik të programit kombëtar të vaksinimit.

“Ne jemi të angazhuar për të siguruar programin e vaksinimit dhe këtë vit kemi siguruar shumëfishimin e vaksinave të gripit falas për kategoritë në nevojë, sipas përcaktimeve të Institutit të Shëndetit Publik”, tha Manastirliu.

Gjatë kësaj vizite, Manastirliu tha gjithashtu se do të vijojnë investimet dhe do të hapen kantierë të rinj ndërtimi në këto dy muaj.

“Qendra Shëndetësore Kombinati është pjesë e investimeve të Qeverisë Shqiptare në Programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave, ne edhe këtë vit po vijojmë me rehabilitimin e qendrave shëndetësore dhe ambulancave dhe pikërisht ky muaj dhe muaji tjetër do të jetë hapja e kantiereve të rinj, sa i përket qendrave shëndetësore”, tha Manastirliu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore