Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Sistem shëndetësor që i përshtatet popullatës”/ Manastirliu inspekton Qendrën Shëndetësore nr. 1

“Sistem shëndetësor që i përshtatet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet në investimin më të ri në Tiranë, ku do të vendoset Qendra Shëndetësore nr. 1, e cila I shërben banorëve të Njësive Administrative nr.1 dhe nr, 2 në kryeqytet. Manastirliu ka deklaruar se nga kjo qendër e kujdesit parësor do të nisë pilotimi për ofrimin e paketës së shërbimeve të integruara sociale dhe shëndetësore, në kuadër të Strategjisë së Kujdesit Parësor të miratuar nga qeveria.

“Vendosja në këtë godinë të re e Qendrës Shëndetësore 1, së bashku me shërbime të integruara, është pjesë e strategjisë tonë të re për kujdesin parësor, një strategji e miratuar nga qeveria në muajin Maj të këtij viti dhe që synon të integrojë shërbimin shëndetësor me kujdesin social. Ne fillojmë dhe pilotojmë shërbimet e integruara nga Qendra Shëndetësore nr.1, që do të transformohet, për të ofruar një kujdes cilësor për komunitetin dhe për të bërë të mundur shërbimet shëndetësore të integruara. Një sfidë e radhës e qeverisë për të ndërtuar një sistem të kujdesit parësor që i përshtatet popullatës, në kuadër të strategjisë së re të shërbimit parësor”, tha Manastirliu

Manastirliu u shpreh se ky investim do t’ju shërbejë 82 mijë banorëve në kryeqytet dhe synon të ndryshojë totalisht konceptin e ofrimit të shërbimit shëndetësor si nga ana infrastrukturore ashtu edhe ofrimin e shërbimeve të integruara.

“Qendra Shëndetësore Nr .1, aktualisht është një ndër qendrat më të mira që ne kemi, që ofron shërbime të kujdeist parësor për 82 mijë banorë, por brenda hapësira të kufizuar ku nuk arrihet dot që te kemi mundësi të shtrojmë shërbime alternative, të krijojmë ato mjedise të përshtatshme për komunitetin, qoftë për nënat e reja, qoftë për fëmijët, po edhe për personat me aftësi të kufizuar, pasi aksesi është i kufizuar”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se tashmë mjekët dhe infermieret punojnë në kushte dinjitoze , Manastirliu tha se do të vijojë puna për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore në  të gjithë vendin.

Në të gjithë qarkun e Tiranës janë rikonstruktuar 40 qendra shëndetësore dhe ambulanca vetëm gjatë dy viteve të fundit. Në të gjithë vendin janë 180 qendra të rindërtuara dhe investimet vijojnë edhe këtë vit, me programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore