
Mamografi falas gjatë gjithë tetorit, Manastirliu apel për gratë: Kontrolli i gjirit të shpëton jetën!
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ka bërë të ditur se kabinetet e mamografisë do të punojnë me oraret të zgjatura, nga dita e hënë në të premte, ora 8.00-18.00 dhe të shtunën, nga ora 9.00-14.00, duke ofruar falas ekzaminimin e gjirit për gratë.
Edhe pse ndodhemi në kushtet e epidemisë, fushata për ndërgjegjësimin për depistimin e kancerit të gjirit do të vijojë, por duke respektuar masat antiCOVID. Ministrja e Shëndetësisë u ka bërë apel grave të kryejnë kontrollin e gjirit.
“Përgjatë gjithë muajit, në kabinetet e mamografisë, shërbimi do të ofrohet me orar të zgjatur, nga dita e hënë në të premte, ora 8.00-18.00 dhe të shtunën, nga ora 9.00-14.00. Merr pak kohë nga koha jote për të kryer kontrollin e gjirit. Diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën”, shkruan Manastirliu.
Mamografia falas mund të kryhet në spitalet rajonale të Gjirokastrës, Dibrës dhe Kukësit, Lezhës, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, ndërsa në Tiranë kryhet në QSUT, në Maternitetin ‘Mbreteresha Geraldinë’ dhe në Poliklinikën Qendrore Tiranë. Gjithashtu janë në dispozicion edhe dy mamografitë e lëvizshme, të cilat do të jenë gjatë gjithë muajit në zonat rurale dhe urbane në të gjithë vendin, sipas një kalendari të hartuar nga Instituti i Shëndetit Publik.
Me një urdhër të firmosur nga ministrja Manastirliu institucionet përkatëse kanë marrë masat për organizimin e fushatës në zbatim të rregullave anticovid. Për të evituar rrezikun e infektimit nga Covid-19, personeli që shërben brenda njësisë lëvizëse të mamografisë, do të jete i pajisur me mjete mbrojtëse personale anticovid. Me qëllim evitimin e grumbullimeve të personave që janë planifikuar për t’u ekzaminuar do të përcaktohen orare për paraqitjen e pacientëve të cilët duhet të jenë të pajisur me maska mbrojtëse.

Lajm i mirë për ata që e kanë kaluar Coronavirus/ Do duhet vetëm ...
Historia e plotë >



4 persona vdesin nga Covid në Shkodër, ishin të intubuar në spital rajonal
Historia e plotë >


Jeni të infektuar por testi del negativ? Çfarë duhet të dini
Historia e plotë >
Ndryshimi i paktit të 1 prillit 2013, me atë 1 marsit!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Gjyqi ndaj "Shqip"/ Paditë që synojnë t’ua mbyllin gojën gazetarëve ...
Historia e plotë >
Gjykatat Kushtetuese/ Sherri me presidentin, PS ndryshon ligjin dhe proc...
Historia e plotë >
Lajm i mirë për ata që e kanë kaluar Coronavirus/ Do duhet vetëm ...

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, 15,210 dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën

Studimi: Një në 3 pacientë vuan nga depresioni, edhe disa muaj pas shërimit nga Covid
Biznes


Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >

