Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Lufta për vaksinën anti Covid, ambasadori rus mohon akuzat ndaj shërbimeve sekrete

Lufta për vaksinën anti Covid, ambasadori rus mohon akuzat ndaj

Ambasadori rus në Londër i mohoi akuzat e Britanisë dhe aleatëve të saj se po vendi i tij po ndihmon hakerat që shënjestrojnë laboratorët ku kryhen kërkime për vaksinën e koronavirusit.

Në një intervistë televizive, Andrei Kelin tha se pretendimet e ngritura dy ditë më parë nga Britania, SHBA-ja  dhe Kanadaja se një grup hakerash quajtur APT29 qëndronte pas sulmeve online dhe se ishte “pothuajse e sigurtë” që ai ka lidhje me inteligjencën ruse, nuk kishin "asnjë kuptim".

"Unë nuk besoj aspak në këtë histori, është e pakuptimtë”, tha ai për Andrei Marr të BBC. “Në botën ku jetojmë sot, është e pamundur t`ia atribuosh një vendi cdo lloj hakerimi kompjuterik”, shtoi ai. 

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike në Britaninë e Madhe  tha në 16 korrik se APT29, i njohur gjithashtu si Cozy Bear, ka shënjestruar organizatat e përfshira në zhvillimin e një vaksine kundër COVID-19.

Sipas kësaj qendre, sulmet e grupit po zhvillohen  "me qëllim vjedhjen e  informacionit dhe pronësisë intelektuale në lidhje me zhvillimin dhe testimin e vaksinave të koronavirusit.

Ajo shtoi se APT29 me siguri funksionon si pjesë e Shërbimeve të Inteligjencës Ruse. Shtetet e Bashkuara e kanë identifikuar grupin Cozy Bear si një nga grupet e hakerave të lidhura me qeverinë ruse që sulmuan rrjetin kompjuterik të Partisë Demokratike përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore