
Lista/ SHBA heq kufizimet mbi udhëtimet në rang botëror, bllokon 30 shtete, si u vendos për Shqipërinë
Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi të enjten udhëzimet e lëshuara për të "mos udhëtuar" në rang botëror, masë kjo që u morr në muajin mars me anë të së cilës u rekomandohej qytetarëve amerikanë të shmangnin udhëtimet ndërkombëtare për shkak të pandemisë së koronavirusit.
SHBA lëshoi paralajmërime individuale të nivelit të lartë për rreth 30 vende, raporton Reuters.
"Me përmirësimin e kushteve të shëndetit dhe sigurisë në disa vende dhe përkeqësimin potencialisht në disa të tjera, Departamenti po kthehet tek sistemi i mëparshëm tek këshillat e udhëtimit për vende specifike", thuhej në deklaratë. Aksionet e kompanive amerikanë u rritën pas njoftimit.
Departamenti i Shtetit lëshoi njoftime specifike për udhëtimet drejt 30 vendeve, përfshirë këshilla të "nivelit të katërt, mos udhëtoni!", mes tyre India, Rusia, Bangladeshi, Belize, Bolivia, Kosta Rika, Republika Domenikane, Egjipti, El Salvadori, Haiti, Irani, Kosova, Kazakistani, Mongolia, Hondurasi dhe Libia.
Departamenti i Shtetit lëshoi gjithashtu këshilla të reja të "nivelit të 3-të: rishqyrtoni udhëtimin" duke përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Vietnamin, Sri Lankën, Liberinë, Armeninë, Filipinet, Laosin dhe Australinë.
SHBA kanë ndaluar shumicën e shtetasve jo-amerikanë që të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendet e BE-së dhe Kinën.
Shqipëria është e renditur në shkallën e tretë të rrezikut nga Covid-19 dhe i sugjeron shtetasve të saj të marrin në konsideratë nëse duan të udhëtojë apo jo.
Departamenti i Shtetit e lëshoi për herë të parë paralajmërimin e “nivelit, mos udhëtoni” më 19 mars, për shkak të rreziqeve mbi shëndetin publik.

E shtuna ‘premton’ mot me diell, por të dielën pritet...
Historia e plotë >



Covid shkrumboi 20.5 milion vite jetë
Historia e plotë >



BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Lufta” brenda PS për listën e Tiranës, emrat big që synojnë Parlamentin...
Historia e plotë >
COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
E shtuna ‘premton’ mot me diell, por të dielën pritet...

Mjekët, thirrje qeverisë: Mbyllni 1 muaj shkollat, lokalet dhe urbanët, mos mendoni për zgjedhjet

Vaksinat anti Covid, Manastirliu: Në 10 ditët e para të marsit vijnë mbi 14 mijë doza nga COVAX
Biznes

Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >

