Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Lista e re/ Udhëtimet jashtë, ministria publikon kushtet e reja për shqiptarët, të vendosura nga çdo shtet

Lista e re/ Udhëtimet jashtë, ministria publikon kushtet e reja

Shumë shtete të BE-së dhe të vendeve të tjera kanë liruar masat anti Covid, duke i hapur rrugë kështu lëvizjeve pas rënies së rasteve të infektimeve nga virusi dhe kjo për shkak të vaksinimeve masive në botë.

Ministria e Jashtme shqiptare ka informuar qytetarëve lidhur me rregullat që duhet të dinë para se të dalin jashtë vendit. “Dëshironi të informoheni rreth regjimit të lëvizjes së qytetarëve shqiptarë jashtë vendit gjatë situatës me COVID 19 Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes së lirë të udhëtarëve jashtë vendit, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve”, thuhet në njoftim

Në këtë njoftim p.sh theksohet se hyrja nga Shqipëria në Gjermani është e mundur për shtetasit shqiptarë që janë rezidentë në Gjermani si dhe për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në tranzit dhe ata që faktojnë arsye urgjente udhëtimi.

Për raste të jashtëzakonshme dhe kur kushtëzohet nga nevoja urgjente, secili rast për hyrje në Gjermani është kompetencë e oficerit të policisë kufitare i cili vlerëson rastin mbi baza individuale në momentin e inspektimit;

Në linkun e mëposhtëm gjeni një shpjegim të detajuar për arsyet e justifikuara të hyrjes në Gjermani.

Shtetasit që hyjnë në Gjermani duhet të kenë një test negativ, të 48 orëve të fundit, të printuar ose në një dokument elektronik në anglisht, frëngjisht ose gjermanisht;

Nga 30 Mars 2021, të gjithë personat që udhëtojnë në Gjermani me avion duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit COVID-19 përpara se të fillojnë udhëtimin e tyre. Kjo vlen pavarësisht nga vendi nga ku individi ka udhëtuar dhe gjithashtu për pasagjerët që përshkojnë vetëm Gjermaninë (d.m.th. për tranzit ndërkombëtar). Personat nën moshën gjashtë vjeç dhe ekuipazhet e avionëve përjashtohen. Rezultati negativ i testit duhet t'i paraqitet linjës ajrore përpara nisjes. Rezultati i testit duhet të mbahet për të paktën dhjetë ditë pas hyrjes dhe t'i paraqitet autoriteteve përkatëse sipas kërkesës.

Gazeta Shqip po e publikon dokumentin e ministrisë së Jashtme për udhëtimet.

Dokumenta bashkëngjitur

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore