Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Lista e donatorëve/ Mblidhen 2 miliardë dollarë për vaksinën kundër COVID-19 për vendet e varfra

Lista e donatorëve/ Mblidhen 2 miliardë dollarë për

Një program i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe grupi për vaksina GAVI, kanë mbledhur mbi 2 miliardë dollarë, të cilat do të përdoren për të blerë dhe shpërndarë në vendet e varfra vaksinën kundër koronavirusit.

Megjithatë, ata thonë se kjo shumë nuk është e mjaftueshme që të gjitha vendet e varfra të furnizohen me vaksinën potenciale kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Aleanca GAVI tha se këto mjete do t’i lejojnë COVAX-it –programit të OBSH-së që ka për qëllim mbledhjen e fondeve për zbulimin e vaksinës për COVID-19 – që të blejë një miliard doza të vaksinës, për 92 shtete, të cilat nuk kanë mundësi që t’i blejnë vet.

“Ne kemi parë shtete dhe donatorë privatë nga e gjithë bota që kanë kontribuar që të arrihet ky qëllim”, tha shefi i GAVI-it, Seth Berkley, duke shtuar se është çështje “urgjente” po ashtu, që të financohen trajtimet për koronavirus dhe diagnostikimi.

Berkley tha se deri në fund të vitit 2020, nevojiten të mblidhen edhe 2 miliardë dollarë për diagnostikim dhe 6,1 miliardë dollarë për trajtim mjekësor.

Edhe 5 miliardë dollarë të tjera duhet të mblidhen deri më 2021, në mënyrë që të blihen doza të vaksinës kundër COVID-19, vaksinë e cila ende nuk është zbuluar.

Por, kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech, javën e kaluar njoftuan se vaksina e tyre kundër koronavirusit, sipas studimeve të para, ka treguar se është efektive deri në 90 për qind. Këto kompani kanë shprehur interesimin, që sapo vaksina e tyre të miratohet për përdorim, të furnizojnë programin COVAX me doza të nevojshme.

Vendet që kanë kontribuar më së shumti janë:

1.       Presidentja e Komisionit Europian deklaroi 100  milion euro për vaksinat në vendet më të ardhura të pakta, shtuar edhe shumës së deklaruar nga Banka Europiane prej 400 milion euro.

2.       Franca po ashtu ka dhuruar 100 milion euro.

3.       Spanja një nga vendet më të goditura ka dhënë 50 milion euro.

4.       Fondacioni Bill & Melinda Gates ka dhënë 156 milion dollarë.

5.       Koreja e Jugut ka dhënë 10 milion dollarë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore