Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Lindin trinjakë në maternitetin e Tiranës/ Manastirliu publikon foton e veçantë

Lindin trinjakë në maternitetin e Tiranës/ Manastirliu publikon

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu postoi sot në “Facebook” një ngjarje të veçantë.

Ajo publikoi foto të trinjakëve Amal, Alfio dhe Amea, të lindur shëndoshë e mirë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Manastirliu njofton se familja e re përfiton menjëherë 360 mijë lekë të reja bonus.

Gjithashtu ministrja e Shëndetësisë thekson se më shumë se 100 000 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes që nga janari i vitit 2019.

"Zemra plot për familjen Sallaku dhe gëzim edhe për stafin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për lindjen shëndosh e mirë të trenjakëve Amal Alfio Amea

Familja e re përfiton menjëherë 360 mijë lekë të reja bonus

Më shumë se të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes nga Janari 2019, kur nisi programi ynë universal që mbështet çdo fëmijë që vjen në jetë," shkruan ajo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore