Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Lajmi mirë/ Omicron drejt një rënie të shpejtë në SHBA dhe Britani

Lajmi mirë/ Omicron drejt një rënie të shpejtë

Shkencëtarët kanë vënë re se vala alarmante Omicron e Covid-19 mund të ketë arritur kulmin në Britani dhe se kjo gjë pritet të ndodhë dhe në SHBA,  e si pasojë pritet ulje dramatike e infeksioneve.

Arsyeja është se varianti Omicron  ka rezultuar kaq shumë ngjitës saqë tashmë mund të mos ketë më njerëz për të infektuar.

"Rastet me infektime nga Omicron  do të ulen me ritme të shpejta, ashtu sikur edhe u përhapën", tha Ali Mokdad,  profesor i shkencave të në Universitetin e Uashingtonit në Seattle, SHBA.

Ndërkohë ekspertët thonë se është ende e pasigurt se si do të zhvillohet faza e ardhshme e pandemisë.

Sipas parashikimit të Universitetit të Uashingotonit, rastet ditore në SHBA do të arrijnë pikun  deri më 19 janar me 1.2 milionë raste në ditë dhe prej kësaj pike do fillojnë të ulen.

Ndër të tjera Mokdat thotë se  sipas llogaritjeve të universitetit, numri real i infeksioneve në SHBA, një parashikim që përfshin edhe njerëzit që nuk kanë bërë tamponin, mund ta ketë kapur tashmë shifrën e 6 milionë rasteve më 6 janar.

Në Britani ndërkohë, rastet kanë filluar të bien, në rreth 140 mijë në ditë për javën e fundit, nga mesatarja ditore me mbi 200 mijë në fillim të janarit, sipas të dhënave zyrtare.

Numrat nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar këtë javë tregojnë se pranimet në spitalet e Covid  për të rriturit kanë filluar të bien, me rënie të infeksioneve në të gjitha grupmoshat.

"Ne po shohim një rënie të lokalizuar  të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar," tha Dr. Paul Hunter,  profesor i mjekësisë. në Universitetin Britanik të Anglisë Lindore.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore