Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Lajmi i mirë për emigrantët/ Nënshtetësia italiane, qeveria Conte ul afatet e përfitimit

Lajmi i mirë për emigrantët/ Nënshtetësia italiane,

Një lajm i mirë vjen nga përtej nga përtej Adriatikut për emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojë atje. Italia do të reduktojë afatin kohor të procedurës për marrjen e nënshtetësisë italiane nga katër në 3 vite.

Kjo risi është pjesë e modifikimeve të fundit të ndërmarra nga qeveria italiane ndaj dekreteve mbi sigurinë e rendin publik të miratura në kohën kur Matteo Salvini mbante postin e ministrit të Brendshëm.

Me ndryshimet e reja kohëzgjatja  e ekzaminimit administrativ të kërkesës për marrjen e nënshtetetësisë italiane ulet nga 48 muaj në 36 muaj.  Deri më 4 tetor 2018 kjo procedurë zgjaste vetëm dy vite por me kërkesë të ministrit të Brendshëm në qeverinë Conte 1, Matteo Salvini, afati 2 vjeçare ishte mjaft i pakët për të analizuar të drejtën e natyralizuar të emigrantit për të marrë nënshtetësinë italiane.

 Sipas ligjit në fuqi nënshtetësia italiane merret pas një rezidence 10 vjecare me leje të rregullt qëndrimi në territorin italian e me përmbushjen e kërkesave të tjera ekonomiko-administrative të jetesës në Itali.

Lëvizja globale “ActionAid” për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve e të drejtave humane shprehet e pakënaqur nga ky ndryshim.

“Janë bërë hapa para por mund të bëhej më shumë në rishikimin e dekreteve të Salvini”, ka deklaruar me një komunkatë për mediat. “Ndaj së drejtës së nënshtetësisë italiane nuk ka një sjellje reformuese konkretet për faktin e thjeshtë se kohëzgjatjen e praktikës burokratike për marrjen e nënshtetësisë nuk  u soll në formën e saj të mëparshme 2 vite siç ishte parashikuar në qeverinë Conte 1”.

Ndryshimet e reja janë strukturuar në 12 nene që shumë shpejt priten të diskutohen e më pas të aprovohen në Parlamentin italian. Deputeti i zgjedhur nga diaspora italiane i forcës politike “Italia Viva”, Massimo Ungaro, shprehet se “Parlamenti italian do të përmirësoj këto ndryshime e sidomos në temën e nënshtetësisë italiane.”
Por gjithashtu ai kujton se mbetet ende pa zgjidhje çështja e së drejtës së nënshtetësisë për emigrantët e brezit të dytë,  “Ius culturae” që do të mundësoj marrjen e nënshtetësisë italiane për fëmijët e emigrantëve që kanë lindur, janë rritur e shkollohen në Itali.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore