Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Lajmi i mirë/ Koronavirusi, eksperti i Universitetit të Oksfordit: Ja kur do të jetë gati Vaksina

Lajmi i mirë/ Koronavirusi, eksperti i Universitetit të Oksfordit: Ja

Eksperti i lartë i Universitetit të Oksfordit ka thënë se ekziston një “mundësi e vogël” që vaksina kundër koronavirusit të jenë gati deri në Krishtlindje.

Kreu i projektit të hulumtimit në Oksford, Andreë Pollard, tha se ai ishte “optimist” që rezultatet e testimit të fazës së vonë mund të paraqiten “para fundit të këtij viti”.

Pollard, drejtori i Grupit të Vaksinave të Oksfordit, tha se ata dhe partneri AstraZeneca shpresonin që vaksinat të ishin më shumë se 50 për qind të efektshme. I pyetur nëse një vaksinë mund të zbulohet para Krishtlindjeve, Pollard tha:

“Ka një mundësi të vogël që kjo të jetë e mundur, por unë thjesht nuk e di”.

Komentet e Z. Pollard vijnë menjëherë pasi Kate Bingham, Shefi i Taskforcës së Vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar ra dakord që vaksina Covid-19 mund të ishte gati para Krishtlindjeve.

Duke folur për BBC, Kate Bingham tha: "Nëse dy vaksinat e para, ose secila prej tyre, tregon se ato janë të dyja të sigurta dhe efektive, unë mendoj se ka një mundësi që vaksinat të hapen të fillojnë të shpëndahen për Krishtlindjee, por përndryshe unë mendoj se është më realiste të presësh që të jetë në fillim të vitit të ardhshëm ".

Kreu i task-forcës britanike për vaksinat, Kate Bingham, tha më vonë se të dhënat e fazës së fundit të testimeve mund të jenë vetëm disa “javë larg”.

Më shumë se 47 milionë raste me koronavirusin e ri janë konfirmuar në nivel global dhe më shumë se 1.2 milionë vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins. Aktualisht po bëhen dhjetëra përpjekje për zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore