Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Tjetër shifër e lartë infeksionesh me COVID në vend, 17 persona humbin jetën

Tjetër shifër e lartë infeksionesh me COVID në vend, 17

Vendi ka regjistruar sot 705 raste të reja me koronavirus, një shifër më e ulët s enjë ditë më parë, ku u regjistruan 832 të infektuar.

Ndërkohë, numri i viktimave mbetet i lartë, ku 17 persona kanë humbur jetën, pesë viktima më shumë, krahasuar me një ditë më parë.

në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën: 5 qytetar nga Durrës, 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Cërriku.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.912 që nga fillimi i epidemisë.

Deri në fillimin e epidemisë, në vend janë regjistruar 39719 raste të prekur, ndërsa raste aktive janë 18968. Numri i viktimave ka shkuar në 839.

Njoftimi:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2.186 testime, 528 të shëruar, 705 raste të reja dhe 17 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. Ju rikujtojmë domosdoshmërinë për të respektuar rregullat e distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën.

Ju informojmë për situatën e COVID19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.186 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 356 testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 705 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

386 raste në Tiranë, 43 raste në Gjirokastër, 28 raste në Korçë, 27 raste në Vlorë,

24 raste në Fier, 23 raste në Krujë, 21 raste në Shkodër, 20 raste në Berat,

18 raste në Librazhd, 16 raste në Elbasan, 14 raste në Lushnje,

10 raste në Kuçovë, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Kolonjë, 6 raste në Durrës, 

5 raste në Devoll, Mirditë, Mat, Përmet, Tepelenë, Peqin, Malësi e Madhe, 4 raste në Mallakastër,

3 raste në Lezhë, Has, Delvinë, Gramsh, 2 raste në Dibër, 1 rast në Pogradec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.912 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Durrës, 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Cërriku.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

 

COVID-19 – Statistika (02 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore                               705

Të shëruar ne 24 orë                     528

Të shtruar në spitale                      484

Humbje jete në 24 orë                 17

Testime ditore                                        2.186

Testime totale                    194.806

Raste pozitive                          39.719

Raste të shëruara        19.912

Raste Aktive                              18.968

Humbje jete                                 839

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10051

Durrës  1343

Elbasan  822

Fier  1457

Korçë  1011

Vlorë  926

Shkodër  843

Lezhë  719

Berat  621

Kukës  400

Dibër  216

Gjirokastër  559

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore