Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Lajm i mirë/ Miratohen bursat për rreth 1500 nxënës ekselentë

Lajm i mirë/ Miratohen bursat për rreth 1500 nxënës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, dha lajmin e mirë se rreth 1500 nxënës ekselentë përfitojnë bursa për vitin 2022-2023.

“Në vendimin numër 12, miratimi i listës së nxënësve të arsimit para universitar në institucionet arsimore që përfitojnë bursa dhe pagesa për vitin 2022-2023. Kemi pasur dje një aktivitet të jashtëzakonshëm me gjithë çunat dhe gocat me dhjeta. Është lista me 1206 çuna dhe goca të shkëlqyer. Vërtetë në një qytet me një milion banorë janë një përqindje e vogël, por edhe majaja që fryn bukën e vogël. Nuk na duhen miliona me dhjeta. Ne këta 1206 na duhen sepse janë një shpresë shumë e madhe për qytetin.

Pata mundësinë t’i falenderoj dhe t’u them që këta janë vipat e vërtetë të qytetit tonë. Ka lloj-lloj vipash dhe emisione me vipa, por shkojnë dhe vijnë. Këta janë ca vipa që do i dëgjojmë gjatë dhe ua dëgjojmë këngën për mirë shumë më shumë se cikli i një emisioni televiziv. Shpresoj që edhe në këto rrjetet sociale t’i promovoni dhe t’i inkurajoni. Jemi munduar edhe në tabelat e Tiranës.

Fatkeqësisht e kemi akoma një debat në 2023 se çfarë konsiderohet sukses. Ai i forti i lagjes, ai që merret me punë të pista, ai që tregon lukse të pajustifikuara apo ai që mëson fort dhe punon dhe është vullnetar dhe kontribuon në shoqëri. Dua që të kemi një kundër ofensivë të anti-kulturës, me kulturë, me dije dhe me arsim dhe ndaj këto 1206 janë shumë të çmuar për ne. Kjo është arsyeja pse ne e kalojmë buxhetin. Ne e kaluam në fund të vitit në dhjetor, por duke qenë se janë rinovuar kriteret nga Ministria e Arsimit, kanë përfituar edhe 149 nxënës të tjerë. Listës me 1206 i shtohen edhe këto 149 që i aprovojmë tani në janar”, tha Veliaj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore