Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Lajm i mirë/ Dy miliardë doza të vaksinës kundër COVID pritet të prodhohen gjatë këtij viti

Lajm i mirë/ Dy miliardë doza të vaksinës kundër COVID

Kompania gjermane farmaceutike BioNtech, që ka zhvilluar vaksinën kundër coronavirus-it së bashku me kompaninë amerikane Pfizer, ka njoftuar se pret që deri në fund të vitit të prodhojë dy miliardë doza, shkruan Reuters.

Ugur Sahin, drejtori ekzekutiv i kompanisë, ka thënë se katër fabrikat për prodhimin e vaksinës së shpejti do të fillojnë punën në SHBA dhe tri tjera në Evropë, duke dyfishuar numrin e dozave të prodhuara gjatë këtij viti.

Kompania ka bërë të ditur se do të gjejë mënyrën që vaksinën ta marrin sa më shumë njerëz, në mesin e të cilëve ka shumë shtatzëna dhe fëmijë.

Deri më 10 janar, BioNtech thotë se ka prodhuar 33 milionë doza të vaksinës që është treguar 95 për qind efektive gjatë testeve klinike të kryera më parë. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore