
LAJM I FUNDIT/ Masat e reja ndaj COVID në Shqipëri, deri me 31 dhjetor vaksina e detyrueshme për...
Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh sot për të sqaruar masat e reja anti-COVID.
Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ja njoftuar vendimet në fuqi.
- Nga sot, çdo qytetar +18 vjeç mund të bëjë dozën përforcuese pasi ka kaluar 6 muaj nga doza e dytë.
- Me datë 31 dhjetor, të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare që nuk janë vaksinuar, të vaksinohen, pasi me datën 4 janar do të kërkohet karta e vaksinimit ose prova e testit PCR negative çdo 5 ditë.
- Nga varianti i ri Omicron, Komiteti i Ekspertëve vendosi të rekomandojë ndalimin e hyrjes të shtetasve të huaj me histori udhëtimi brenda 14 ditëve të fundit në vendet:
Afrikë e Jugut
Kenia
Angola
Zambia
Bostëana
Senegal
duke filluar nga data 3 dhjetor, për tre javë.
Shtetasit shqiptarë rezidentë, që vijnë në Shqipëri dhe kanë histori udhëtimi 14 ditët e fundit para mbërritjes, në vendet e listuara më sipër do të karantinohen në shtëpitë e tyre për 14 ditë dhe do të monitorohen nga njesitë shëndetësore.
Masat e tjera në fuqi:
Masat e tjera vijojnë si më poshtë:
-?Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00.
-?Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:
-?Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi
-?Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi
-?Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit
-?Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç
-?Vijon që në strukturën e aerorporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, të cilët duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës ashtu sic është rekomanduar sipas protokollit të ndryshuar
-?Vijon të mbetet në fuqi që në të gjithë institucionet shëndetësore, moslejimi i hyrjes së familjarëve për personat që janë të shtruar
-?Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik
-?Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve



19% e punonjësve me pagë në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë
Historia e plotë >
Arrihet MARRËVESHJA/ Pas një muaji patentat shqiptare do të njihen edhe në…
Historia e plotë >
Rikthehen temperaturat e larta, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme
Historia e plotë >
Situata me COVID19, ja statistikat e publikuara ditën e sotme nga ministria
Historia e plotë >


Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E përplasi mbrëmë 29-vjeçarja në Tiranë, ndërron jetë në spital 60-vjeça...
Historia e plotë >
Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Shqipëria ka përqindjen më të lartë të familjeve që nuk kanë mundësi të kursejnë, kryeson Europën Juglindore me 75%

Temperatura në rritje/ Si të reduktojmë dëmin e shkaktuar nga dielli këtë verë

19% e punonjësve me pagë në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë
Aktualitet




