
Kur të gjithë prisnin uljen, Bordi rrit me 9 lekë për litër çmimin e naftës/ Ja situata në bursë
Bordi i Transparencës ka vendosur sot në mënyrë të papritur që të rrisë çmimin e karburanteve në vend.
Sipas vendimit të Bordit, një litër naftë do të tregtohet me 208 lekë për litër, nga 199 lekë që është sot, ose 9 litra më shtrenjtë.
Vendimi i Bordit vjen në një kohë që nafta në Bursa është në nivelet më të ulëta nga tetori i vitit 2021.
Në atë kohë në vend, një litër naftë tregtohej mesatarisht me 174.5 lekë për litër sipas të dhënave të INSTAT, ndërsa sot është 33 lekë më shtrenjtë, ose 16% më shtrenjtë.
Që prej marsit të vitit 2022 çmimet tavan të naftës vendosen nga Bordi i Transparencës, i krijuar nga qeveria me synimin për të kontrolluar rritjen e fortë të karburanteve që erdhi pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Por, deri tani ndërhyrjen e Bordit vetëm sa kanë mbajtur lart çmimin.
Operatorët e tregut pohojnë se nëse Bordi nuk do të ndërhynte, çmimet do të ishin të paktën 5% më lirë, pasi kompanitë do të ishin fleksibël të merrnin vetë përsipër rrezikun dhe të blinin më shumë sasi kur çmimi të ishte më i lirë në tregje, ndërsa tani janë të detyruar të bëjnë blerje në baza ditore për shkak të ndërhyrjeve të Borit.
SHUMICA
Nafta 196 Lek
Benzina 177 Lek
Gazi 59 Lek
PAKICA
Nafta 208 Lek
Benzina 189 Lek
Gazi 71 Lek
Çmimet do te ndryshojne sot ne oren 18:00.
Njoftimi i plotë
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 17 Janar 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 16.1.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 842, +116 nga data 19.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 937, +82 nga data 19.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107. 99 (-0.27 nga data 19.12.2022).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 114 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
Burim: Bordi i Transparencës për naftën në lekë nga 12 marsi, tregu për naftën në lekë deri në 12 mars; Përpunime të Monitor
Burim: Treguesi Brent në bursa në tre vitet e fundit (USD/fuçi). Burimi: Financial Times. /Monitor


Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?
Historia e plotë >


Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija
Historia e plotë >


Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ TËRMET në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Historia e plotë >
Qëllohen me armë gazetarët e Fiks-it, filmuan gërryerjet e paligjshme në...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 9 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?

KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte
Aktualitet




