
KUJDES! Policia merr MASA pas përgjakjes së rrugëve nga aksidentet: Do jenë në 3 turne dhe 24 orë...
Një bilanc lufte pati vendi në dy ditët e fundit nga jetët e humbura për shkak të aksidenteve.
Rasti më tragjik ishte aksidenti në Unazën lindore në Tiranë ku humbën jetën 3 të rinj. Por edhe gjatë të premtes rrugët e vendit u përgjakën nga 3 të vdekur dhe dy të plagosur nga pesë aksidente të ndryshme që ndodhën në Durrës, Kavajë, Korçë, Fier dhe Lezhë.
Mesditën e së premtes një betoniere përplasi një 71 vjeçar në Durrës që po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e kësaj përplasje i moshuari ndërroi jetë në vend. Një tjetër aksident rrugor me pasojë vdekjen u regjistrua në vendin e quajtur Përroi i Rikajt, pranë varrezave në qytetin e Kavajës, ku një 30-vjeçare humbi kontrollin mbi automjetin tip “Volksvagen Golf” që drejtonte dhe përfundoi në kanal.
Ndërkohë në Korçë, një aksident ka ndodhur në aksin Korçë – Pogradec afërsi të fshatit Lumalas ku humbi jetën një këmbësor që u përplas nga makina. Në Shëngjin, një 7-vjeçare afgane mbeti e plagosur pasi u përplas nga një automjet që drejtohej nga një grua. Gjithashtu në Fier në lagjen “Sheq i Madh”, një automjet goditi një 60 vjeçar që po ecte me biçikletë duke e lënë të plagosur.
Kjo panoramë ka sjellë reagimin e policisë rrugore e cila ka kaluar në shërbim të përforcuar. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar rritje të prezencë së punonjësve të Policisë dhe të mjeteve logjistike, në akset rrugore. Të gjitha makinat inteligjente dhe pajisjet bashkëkohore që Policia disponon, do të vijojnë të jenë në funksion 24/7, me tri turne, në të gjitha rrugët e vendit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të moderojnë shpejtësinë, pasi në disa segmente ka prezencë të ujit e të lagështirës; të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara./ Top Channel

Bonus shtesë për pensionistët, Rama publikon vendimin e sapofirmosur
Historia e plotë >
Më pak të dëmshme? Njihuni me studimet shkencore mbi cigaret elektronike
Historia e plotë >
KUJDES! Përkeqësohet moti, del njoftimi i rëndësishëm për MASAT: Ndaloni...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 1 prill/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro sot?
Historia e plotë >
KUJDES! Fundjava ka surpriza nëse keni plane/ Publikohet TABELA
Historia e plotë >



As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ligjet që shkeli Kryemadhi/ Çfarë rrezikon nga mosdeklarimi i llogarive ...
Historia e plotë >
Pagesat në offshore të Kryemadhit/ Nuk i deklaroi asnjëherë tek ILDKP, m...
Historia e plotë >
Bonus shtesë për pensionistët, Rama publikon vendimin e sapofirmosur

Më pak të dëmshme? Njihuni me studimet shkencore mbi cigaret elektronike

KUJDES! Përkeqësohet moti, del njoftimi i rëndësishëm për MASAT: Ndaloni...
Aktualitet

Reshje shiu dhe dëbore? Parashikimi i motit për ditën e sotme
Historia e plotë >


