Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

"Kujdes nga mashtruesit, po ofrojnë vaksina false për Covid-19"

"Kujdes nga mashtruesit, po ofrojnë vaksina false për

Zyra e Bashkimit Evropian për luftën kundër mashtrimit financiar tha të hënën se qeveritë e vendeve të BE-së duhet të jenë të kujdesshme ndaj mashtruesve që ofrojnë vaksina false për COVID-19.

Komentet bëhen ndërkohë që Bashkimi Evropian përpiqet të fillojë imunizimin në masë tani që bllokimet po dëmtojnë rëndë ekonominë e bllokut.

Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit Financiar (OLAF) tha se ishte në dijeni të raporteve për mashtrues që po përpiqen të shesin vaksina në BE, duke përfshirë vaksina të rreme.

Zyra tha në një deklaratë se fjala është për operacione të organizuara për të mashtruar autoritetet kombëtare që kërkojnë të rritin ritmin e vaksinimit për të mbajtur të sigurt qytetarët e tyre.

BE-ja synon të vaksinojë 70% të popullsisë së saj të rritur deri në fund të verës, një objektiv i vështirë për shkak se fushata e vaksinimit është goditur nga vonesat dhe ndërprerjet e furnizimit.

Zyra tha se që nga hapja e hetimit marsin e kaluar, ajo kishte ndihmuar në identifikimin e mbi 1.000 operacioneve të dyshimta dhe sekuestrimin e mbi 14 milionë artikujve, duke përfshirë maska difektoze dhe komplete të rreme testimi./VOA

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore