Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Kujdes! Në rrjet po qarkullon një lajm i rremë për recetën për shërimin e COVID-19 në shtëpi

Kujdes! Në rrjet po qarkullon një lajm i rremë për

Një recetë e rremë për shërimin e COVID-19 në kushte shtëpie është duke qarkulluar në rrjetet sociale.

Sipas ekspertëve të shëndetit, kjo recetë nuk është e vërtetë sepse ende nuk ka ndonjë protokoll të saktë rreth shërimit të COVID-19 në shtëpi.

Sipas Isme Humollit, zyrtare për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, qëndrimi në shtëpi i personave me simptoma të lehta dhe asimptomatik është i rekomandueshëm, por se nuk ka ende ndonjë terapi specifike për shërimin e viruseve apo COVID-19.

“Zyra e OBSh dhe e gjithë OBSh-ja rekomandon që pacientët që nuk kanë simptoma, nuk kanë komplike e janë me COVID-19 ose simptoma të COVID-19 më e mira është që të qëndrojnë në shtëpi. Ajo lista të cilën, jashtë betadinës, nuk janë barna të cilat e mjekojnë ose e shërojnë COVID-19, por është një lloj i dietës me pemë e perime me vitamina, të cilat e rritin sistemin imunitar. Po e ëprsëris edhe njëherë, nuk ka terapi specifike sa i përket virusëve, përfshirë këtu edhe COVID-19, andaj edhe përdorimi sa më i madh i pemëve dhe perimeve është i domosdoshëm. Rastet e lehta të COVID-19 dhe ata të cilët janë asimptomatik preferohet dhe është e rekomandueshme qëndrimi I tyre në shtëpi”, ka thënë Humolli për KALLXO.com.

Shërimin e COVID-19 në kushte shtëpie e ka mohuar edhe Drejtori i OBSH-së në Bullgari, Skender Syla përmes një publikimi në Facebook.

Syla ka thënë se qytetarët nuk duhet të binë pre e recetave të tilla dhe të bëjnë eksperimente me jetën e tyre, ndërsa duhet të kontaktojnë mjekun për cdo shqetësim shëndetësorë.

“Së fundmi po shpërndahet në rrjetet sociale me të madhe një recetë për trajtimin e personave të prekur nga COVID-19. Ju lutem mos bini viktimë e recetave të tilla. Për çdo shqetësim shëndetësor kontaktoni mjekun tuaj dhe mos bëni eksperimente me shëndetin tuaj dhe më të dashurëve tuaj”, ka shkruar ai.

Recetën e ka mohuar edhe Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për mediat në të cilën apelohet te qytetarët që të mos bien pre e publikimeve të tilla, ndërsa të konsultohen me mjektë për secilin shqetësim.

“Jemi dëshmitarë që së fundi nëpër rrjetet sociale (jo vetën në nivel lokal) po shpërndahen me të madhe të ashtuquajtuara “receta” të ndryshme për trajtimin e personave të prekur nga COVID-19. Duke qenë që “recetat” e tilla provokojnë edhe reagime të ndryshme dhe ngjallin edhe  shqetësime, ju lusim që të mos bini pre e publikimeve të tilla dhe për çfarë do shqetësimi lidhur me Covid-19 të kontaktoni mjekun tuaj më të afërt dhe të përcillni vetëm këshillat zyrtare, të cilat publikohen nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK, profesionistët kompetentë shëndetësor dhe institucionet kredibile dhe të konfirmuara”, thuhet në reagimin e MSh të Kosovës.

E gjithë kjo recetë duket se është shpërndarë me të madhe në shtetet e tjera. Ekipi i kontollimit të fakteve “Logical Indian Fact” po heton pretendimin se TATA Health ka nxjerrë një listë rekomandimesh për njerëzit që rezultojnë pozitiv për COVID-19.

Në një mesazh me email drejtuar The Logical Indian, Tata Health sqaroi se ky mesazh, i cili po përcillet përmes WhatsApp është i rremë dhe nuk është ndarë ose krijuar nga organizata.

“Kjo mesazh i veçantë në lidhje me pajisjet mjekësore anti-COVID për të cilin ju referoheni është false dhe nuk është ndarë ose krijuar nga Tata Health. Sidoqoftë, lidhja në mesazh është e saktë dhe çon në një shërbim të ofruar nga ne”, ka shkruar Zëdhënësi për Tata Health .

Mesazhi vjen me një listë të gjërave që duhet të jenë pjesë e një pajisje mjekësore COVID dhe duhet të jenë të disponueshme në çdo familje. Lista përfshin ilaçe të tilla si Paracetamol, ilaçe të vitaminës C dhe D3, komplekse B, kapsula avulli për avull, Betadine për gargarë të gojës, oximetër pulsi për matjen e niveleve të oksigjenit, dhe cilindra oksigjeni së bashku me aplikacionin e qeverisë Aarogya Setu.

Mesazhi i shpërndarë ka ndarë COVID-19 në tri lloje infeksionin: Ne fyt, në hundë dhe në gojë. Mesazhe të ngjashme po shpërndahen në Twitter, Instagram dhe Facebook. 

Kujdes! Në rrjet po qarkullon një lajm i rremë për

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore