Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Kufizimet për festat e fundvitit/ Dasho: Shqipëria është rast i çuditshëm, situata është jashtë kontrollit

Kufizimet për festat e fundvitit/ Dasho: Shqipëria është

Në një komunikim përkrah Komitetit Teknik të Ekspertëve, për masat gjatë fundvitit, sa i takon kufizimit të përhapjes së Covid-19, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi dje se do të ketë orar kufizues nga ora 20:30 deri në orën 06:00, për një periudhë të caktuar kohore.

Kufizohet lëvizja e qytetarëve dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri më datë 4 Janar, për të kufizuar përhapjen e Covid-19 në periudhën e festave të fundvitit.

Këto masa kufizuese u diskutuan ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku në lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjermania ishte mjeku i njohur, Erion Dasho, i cili u shpreh se “Shqipëria ka patur kufizime minimale, për të mos thënë aspak”.

“Kufizimet kanë qenë pjesë e gjithë kësaj periudhe të koronavirusit. Shqipëria ka patur kufizime minimale, për të mos thënë aspak, duke e krahasuar me vendet e tjera”, tha Dasho.

Sipas tij, Shqipëria është një rast i çuditshëm. “Është lënë epidemia që të përhapet ashtu siç do virusi. Kemi shumë qytetarë që trajtohen në shtëpi, në kushte jashtë standardeve që duhet të kurohet nga Covid. Qytetari sot është lënë i pambrojtur nga qeveria. Ka qenë një situatë fare e lehtë për t’u menaxhuar, nëse qeveria do të merrte përgjegjësitë e saj”, tha mjeku.

Ai shtoi se kjo masë e marrë tani nga Ministria e Shëndetësisë është vendim i drejtë. “Fatkeqësisht është vendim i drejtë, nëse do të hynim në festat e fundivit pa masa, askush nuk mund ta parashikonte se si do të ishte situata në janar. Ministria duhet të kishte marrë përgjegjësitë e veta në lidhje me testimet, në gjurmimin e rasteve”, shtoi Dasho.

Ky i fundit shtoi se tani në Shqipëri tani janë mbushur plot spitalet rajonale dhe ka rënie te Nënë Tereza dhe Covid-.

“Situata është jashtë kontrollit, kemi përhapje komunitare të Covid. Kur spitalet janë pothuajse plot dhe përhapje komunitare, duhet të merren këto masa. Në këtë situatë që jemi, ndalimi i qarkullimit të qytetarëve në 20:30 e bën më të efektshme këtë masë dhe ndalon takimet, grumbullimet dhe vizitat në këto raste festash. Nëse e sollën deri këtu situatën pa një situatë trajtimi të menaxhuar, kur vjen këtu është që të marrësh masa kufizuese”, tha Dasho.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore